Obama, kritikë republikanëve për bllokimin e ligjit të punes
Një numër prej gjysmë milionë amerikanë kanë aplikuar për herë të parë për përfitime për të papunët javën e kaluar, thuhet në një raport të Departamentit të Punës të SHBA-ve. Presidenti Barack Obama ka deklaruar se 60 për qind e vendeve të punës të humbura u përkasin bizneseve të vogla, dhe se këto biznese kanë nevojë për ndihmë.
"Këto janë bizneset që zakonisht krijojnë shumicën e vendeve të punës në Amerikë. Dhe ky raport, së bashku me lajmet e mëparshme që papunësia është rritur përsëri, na detyrojnë ne që të veprojmë", ka thënë presidenti.
Obama ka deklaruar se legjislacioni për punën do të bëjë të mundur që më shumë biznese të vogla të marrin hua dhe fonde të tjera të nevojshme për tu zgjeruar dhe shtuar vendet e punës. Ai fajësoi republikanët në opozitë për bllokimin e legjislacionit për synime politike. Pengesat vazhdojnë ende. Janë këto pengesa që bllokojnë pronarët e bizneseve që të marrin hua dhe shkurtimin e taksave që kanë nevojë që të lulëzojnë. Janë pengesat që po sfidojnë logjikën".