Gjelosh Vataj, kryeshef i ujësjellësit ”Prishtina”
Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 11:50
Bordi i drejtorëve të ujësjellësit “Prishtina”, ka emëruar Gjelosh Vatajn, ushtrues të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, pasi ditë më parë ka dhënë dorëheqje drejtori i deritanishëm, Skender Bublaku.
Vataj është inxhinier i Mekanikes, i cili ka ushtruar pozitën e menaxherit ekzekutiv në Departamentin e prodhimit brenda kompanisë, që nga viti 2001.