Gjëmat që i ndodhin qeverisë njëherë në njëqind vjetNga TemaZëvendëskryeministri, Ilir Meta, në një dalje publike dje, tha se një situatë e tillë përsëritet njëherë në njëqind vjet. Po ashtu dhe ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, tha se një gjë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Gjëmat që i ndodhin qeverisë njëherë në njëqind vjetNga TemaZëvendëskryeministri, Ilir Meta, në një dalje publike dje, tha se një situatë e tillë përsëritet njëherë në njëqind vjet. Po ashtu dhe ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, tha se një gjë e tillë ndodh njëherë në shekull.
“Nuk është një vlerësim thjesht yni, tashmë është dhe një vlerësim edhe i institucioneve të njohura ndërkombëtare që studiojnë kushtet klimaterike, që ky fenomen që ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në Shqipërinë e Veriut, pra i një intensiteti të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut dhe të dëborës dhe i kombinuar në një kohë shumë të shkurtër me kalimin nga temperatura të ftohta në temperatura shumë të ngrohta, që kanë sjellë një shkrirje të shpejtë të dëborës së grumbulluar në këtë hapësirë, është një fenomen që ndodh një herë në 100 vjet”, - tha Meta.
Ndërsa kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha nga Shkodra se një situatë e tillë ndodh madje dhe më rrallë se njëherë në njëqind vjet.
“Edhe njëherë dua t’u rikthehem përmasave të motit, për të cilin të gjithë observatorët me seriozë të vëzhgimit, të motit dhe përmbytjeve, cilësuan si shkak reshjet e mëdha, cilësuan si intensitet, atë të shkallës së dytë që përsëritet më rrallë se 1 herë në 100 vite”, - tha Berisha.
***
Ndërkohë, shqiptarët ende nuk kanë një përgjigje se cila ka qenë situata e reshjeve në vendin tonë, sa më shumë se vjet, e sa në krahasim me vitet e shkuara kanë qenë ato. Por kryeministri dhe vartësit e tij na thonë se kjo ndodh njëherë në njëqind vjet. Kaq.
Mirëpo, një nga inxhinierët më të mirë në Shqipëri, Egon Gjadri, tha se digat janë projektuar që të mbajnë një sasi reshjesh që vjen njëherë në njëmijë vjet. Zoti Berisha dhe vartësit e tij duhet ta dinë se rregullorja që ata zbatojnë për këtë është bërë, që të shmangë atë që ndodh njëherë në njëqind vjet, sepse katastrofat nuk ndodhin çdo vit. Ndaj nisin shkarkimet herët, ndaj ka një skenar më të keq të mundshëm, dhe sipas atij ndiqen rregullat.
***
Kjo qeveri ka zbuluar së fundmi se gjërat e këqija ndodhin njëherë në njëqind vjet. Kështu, para dy vjetësh zbuloi se një shpërthim si i Gërdecit ndodh vetëm njëherë në historinë e vendit, vjet zbuloi se një tunel që u ka kushtuar edhe qindarkat e xhepave shqiptarëve, shembet njëherë në mijëra raste, sivjet zbuloi se reshjet që mund të sjellin katastrofa, po ashtu ndodhin njëherë në një shekull. Vitin tjetër nuk i dihet çfarë do të zbulojë.
***
Kryetari i LSI zbuloi në fjalën e tij dje në konferencë se shkak për sulmet që po ndërmerr opozita ndaj ministrit të Energjitikës qenka një fiksim i kryetarit të PS ndaj Dritan Priftit.
“Ndërsa për akuzat e z. Rama ndaj ministrit të Ekonomisë dhe të Energjisë, z. Prifti, të jeni të sigurt ju se, edhe sikur të mos ishte fare në qeveri z. Prifti, ata prapë do kërkonin largimin e z. Prifti. Ai ka obsesion personal, janë arsyet e tyre, por në politikë nuk ecet me obsesione personale”, - tha Meta.
***
Kryeministri, Sali Berisha, kishte rezervuar dje një lumë lavdërimesh për njerëzit e qeverisë së tij, por dhe për shkodranët, duke thënë se përmbytja e shkallës së dytë, që ka ndodhur në Shqipëri, kur ndodh në vende të tjera, merr jetë njerëzish. Duke lënë qeverinë e tij në Shkodër, ai ka dëshmuar se po bën të pamundurën për ta.
“Duke ardhur këtu, një djalë i ri më tha: “Urime zoti kryeministër, se ministrat e tu tani të thonë “nadja e mirë” dhe “si ke nje”, pra u bënë shkodranë dhe ky është një vlerësim i punës suaj të pandërprerë, 24 orë në 24 orë. Ju zotërinj së bashku me qeveritarët vendorë drejtuat operacionin më të fuqishëm të shpëtimit në historinë e vendit dhe ky operacion realizoi me sukses të plotë objektivin e parë më madhor, shpëtimin e jetëve njerëzore”, - tha Berisha.
Pasi ka kryer me “sukses” këtë mision, Berishës nuk i ngelet gjë tjetër veçse të nisë planet për ndërtimin e një centrali atomik në buzë-derdhjen e atij lumi që po kërcënon shkodranët. Dhe çelësat e kësaj vepre t’ia dorëzojë ndonjë menaxheri të suksesshëm të shtetit shqiptar, model alla Ylli Pinari.