E Diel, 1 Nëntor 2026

Të evakuuar, por të pastrehë, nisin problemet mendore për banorët Nga Faktori PlusPas panikut nga uji, në ditën e 12 të përmbytjeve po del gjithmonë e më në pah kriza humanitare. Pavarësisht atyre që propagandohen nga Ministria e Brendshme, fati i ba

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Të evakuuar, por të pastrehë, nisin problemet mendore për banorët Nga Faktori PlusPas panikut nga uji, në ditën e 12 të përmbytjeve po del gjithmonë e më në pah kriza humanitare. Pavarësisht atyre që propagandohen nga Ministria e Brendshme, fati i banorëve të mbetur pa strehë është tjetër. 5 familje nga komuna e Dajçit tregojnë se si janë lënë në mes të rrugës nga ushtria, që mori përsipër t’i evakuonte. Ata kanë refuzuar të jetojnë në një stallë që iu ofrua nga emergjencat dhe janë larguar për në një hotel në Durrës me ndihmën e një të afërmi.
Por, të lënë në mëshirë të fatit banorët nuk kanë shpresë për dëmshpërblimin e tyre. Një pjesë kanë siguruar familjet dhe vetë janë drejtuar sërish në drejtim të shtëpive të përmbytura për të shpëtuar sa të mundin bagëtitë.
Por këto 12 ditë duket se kanë rënduar gjendjen mendore të banorëve që kanë humbur gjithçka nën ujë. Një 63-vjeçare është vetëm një nga rastet që kanë përfunduar me shqetësime në spitalin neurologjik të Shkodrës.
Numri i të strehuarve tek hotel “Rozafa” është shumë i vogël, rreth 150. Pothuajse asnjë nuk ka besim në kompensimin e plotë, edhe pse bashkia premton se ka nisur listat e dëmshpërblimeve.
Drama e këtyre njerëzve pasqyrohet dhimbshëm në sytë dhe mendimet e fëmijëve që nuk dinë dhe as nuk duan të kuptojnë përse u ndodhi e gjitha kjo.
Por edhe banorët që ndodhen në zonat e përmbytura tregojnë se nuk po i ndihmon asnjë.
Ndërsa në Velipojë banorët i druhen përhapjes së ndonjë epidemie për shkak të kafshëve të ngordhura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›