E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banorët e dinë mirë, kur u ka ardhur tragjedia”Nga TemaLetra 2 Ministri i Energjitikës është munduar të na tregojë se portat janë hapur që në dhjetorin e shkuar, por banorët e Shkodrës tregojnë qartësisht se ata janë përmbytur për tri-katër orë,

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Banorët e dinë mirë, kur u ka ardhur tragjedia”Nga TemaLetra 2

Ministri i Energjitikës është munduar të na tregojë se portat janë hapur që në dhjetorin e shkuar, por banorët e Shkodrës tregojnë qartësisht se ata janë përmbytur për tri-katër orë, dhe e dinë mirë se ato orë të përmbytjes nuk kanë qenë në dhjetor.
Një banor i kësaj zone tha madje se ai kishte punuar në hidrocentrale dhe e dinte që, qoftë dhe një portë të ishte hapur që herët, atyre nuk do u kishte ardhur gjëma.
Por Prifti vazhdon të përsërisë se në dhjetor prurjet u shtuan shumë, pasi ai mendon se reshjet bien njëtrajtësisht në çdo ditë. Të paktën të mos na fyejë inteligjencën, se çdokush e di që gjithçka bëhet duke pasur në mendje skenarin më të keq. Qeveria jonë nuk e ka kurrë parasysh këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›