E Diel, 1 Nëntor 2026

Korporata Elektroenergjitike e Kosovës zbulon skandalin: Qeveria shqiptare, autore e përmbytjeveNga Arben Hyseni, “Express” Korporata Elektroenergjitike e Kosovës ka pranuar zyrtarisht se i ka shitur jashtëzakonisht shumë energji Shqipërisë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Korporata Elektroenergjitike e Kosovës zbulon skandalin: Qeveria shqiptare, autore e përmbytjeveNga Arben Hyseni, “Express”
Korporata Elektroenergjitike e Kosovës ka pranuar zyrtarisht se i ka shitur jashtëzakonisht shumë energji Shqipërisë gjatë ditëve të fundit të vitit që shkoi dhe në fillim të këtij viti, duke nxjerrë krejt zbuluar qeverinë si fajtore të përmbytjeve tragjike në Shkodër. Opozita dhe media e akuzuan qeverinë se e kishte grumbulluar ujin qëllimisht, duke shkaktuar kështu përmbytjet, por kryeministri, ministri i Energjitikës dhe drejtori i KESH thanë se ata kanë depozituar energji në Kosovë. Kjo ka rezultuar e pavërtetë, pasi zyrtarët e KEK në Kosovë pohojnë të kundërtën. Ata thonë se na kanë shitur energji në mënyrë intensive, gjatë ditëve kur Berisha deklaronte se ne po shisnim energji, madje na kanë sjellë aq shumë energji, sa mund të mbante sistemi i transmetimit. Vetëm më pas, kur vendi është përfshirë nga përmbytja, KEK thotë se ka nisur të marrë energji nga Shqipëria. Më poshtë vijon shkrimi i “Express”.

Pas përmbytjeve në Shqipëri, saktësisht në gjashtë zona, duke nisur nga ajo më e madhja, e Shkodrës, Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë si faktor kryesor i kësaj situate. Kjo parti ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë ka mbyllur digat dhe ka lënë pa punë hidrocentralet nga prodhimi në ditët e fundit të muajit dhjetor dhe të fillimit të muajit janar, me synim rritjen e lumenjve dhe më vonë mundësinë për shitje të energjisë. Pas shirave të mëdha dhe mbylljes së këtyre digave, uji vërshoi në gjashtë zona në Shqipëri.
Partia Socialiste gjithashtu deklaroi se gjatë kësaj kohe, kur KESH ka lënë jashtë funksioni hidrocentralet, është furnizuar në masë të madhe me energji nga Kosova. Kjo ka rezultuar e vërtetë, pasi Korporata Elektroenergjitike e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndihmuar Shqipërinë gjatë periudhës së fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit të vitit 2010 me të gjithë fuqinë që mund të mbanin kapacitetet transmetuese.
Korporata Energjitike e Shqipërisë, menjëherë pas këtyre deklaratave, ka mohuar se është furnizuar nga KEK në këtë kohë. Përkundrazi, ajo ka deklaruar se e ka furnizuar Kosovën me energji elektrike.
Zyrtarë të KEK dëshmojnë se në periudhën e fundvitit kanë furnizuar jashtëzakonisht shumë me energji Shqipërinë. Sipas zëdhënësit të kësaj korporate, Viktor Buzhala, në ditët e fundit të muajit dhjetor, KEK i ka dhënë energjisë Shqipërisë maksimalisht. Madje, thotë ai, deri në atë masë sa e durojnë kapacitetet e transmetimit.
Shqipërisë, shtoi ai, i është kthyer energjia elektrike e marrë më herët në formë shkëmbimi, gjatë muajit dhjetor, pas mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesit.
“Bëhet fjalë për 20 deri në 63 megavat për orë apo 300 deri në 500 megavat gjatë një dite në këtë kohë”, - deklaroi zëdhënësi i KEK.
Sipas tij, kthimi është bërë në këtë kohë, pasi dihet se KEK bazohet në prodhimin e termo-energjisë, që është lineare dhe gjatë natës në këtë periudhë paraqitet tepricë e madhe e energjisë, për shkak të rënies së madhe të kërkesës nga koha e pikut në orët e vona. Momentalisht KEK ka lënë jashtë funksioni një bllok, për shkak se hidrocentralet e KESH po prodhojnë në masë të madhe energji, pasi lumenjtë e këtij vendi po pëlcasin.
Në Shqipëri gjendja është e rëndë dhe gjashtë zona tashmë janë gjysmë të shkatërruara. Më të goditurat janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës. Fati në këtë situatë të rëndë, sipas drejtuesve të qeverisë së Shqipërisë, është se nuk ka të vdekur, por vetëm dëme materiale.
Në ndihmë këtyre qytetarëve u kanë ardhur, pos ekipeve të shpëtimit të shtetit shqiptar, edhe shumë shtete të OKB dhe NATO-s. Atyre po u ndihmojnë edhe një numër i vogël i pjesëtarëve të FSK së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›