E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kulmin e krizës, Prifti bënte pushime luksi në TurqiNga TemaOpozita publikon biletat e udhëtimit gjatë periudhës së përmbytjeve dhe kërkon largimin e ministrit të Energjitikës. Prifti përgjigjet: Më largon vetëm Berisha dhe Meta Partia Social

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Në kulmin e krizës, Prifti bënte pushime luksi në TurqiNga TemaOpozita publikon biletat e udhëtimit gjatë periudhës së përmbytjeve dhe kërkon largimin e ministrit të Energjitikës. Prifti përgjigjet: Më largon vetëm Berisha dhe Meta

Partia Socialiste publikoi dje biletat e udhëtimit të ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, për pushime në Turqi gjatë periudhës kur vendi po zhytej në krizë.
“Partia Socialiste e Shqipërisë në vijim të solidaritetit dhe të angazhimit tonë për t’iu gjendur pranë banorëve me ndihma dhe asistencë të nevojshme, sjell në vëmendjen e opinionit publik një fakt të pakundërshtueshëm që vërteton papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie dhe konfirmon konstatimin tonë, të ekspertëve dhe të vetë banorëve të dëmtuar nga kjo katastrofë se përmbytja nuk ishte fatkeqësi natyrore që ndodh një herë në 100 vjet, por papërgjegjshmëri e njerëzve që drejtojnë me vota të vjedhura vendin.
Përmbytjet në këto zona kanë filluar në datat 27 dhe 28 dhjetor. Po t’i referohemi deklaratës së Drejtorit të KESH, hapja e portave është bërë pikërisht më datë 27 dhjetor.
Këto fakte duhet ta kishin vënë qeverinë në alarm dhe në gatishmëri pikërisht në këto ditë.
Po ku ishte qeveria në ditët e fillimit të tmerrit për banorët e Shkodrës?
Dritan Prifti - ministri i Energjitikës, dy ditë pasi kishte filluar përmbytja e paramenduar, më datë 30 dhjetor është larguar nga Shqipëria për të pushuar në një hotel luksi në Turqi. Po ju paraqesim detajet e fluturimit të ministrit përgjegjës për katastrofën. Dritan Prifti është rikthyer në Shqipëri vetëm më datë 3 janar, kur tashmë Shkodra ishte zhytur nën ujë, jetët e banorëve ishin vënë në rrezik, ndërsa pronat ishin shkatërruar plotësisht”, - tha deputeti i PS, Taulant Balla.
“Kjo është prova më e qartë se kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe me papërgjegjshmërinë e saj ka shkaktuar katastrofën që përmbyti Veriun e vendit, që rrezikoi jetët e mijëra shkodranëve dhe la mijëra familje pa shtëpi, pa pronë, pa bagëti, pa të nesërme. Në kushtet kur Shkodra zhytej në ujë dhe portat që përmbytnin Veriun e vendit ishin hapur, ministri përgjegjës zgjodhi të largohej për pushime duke u rikthyer në Shkodrën e përmbytur 5 ditë më pas, kur tashmë situata ishte në pikën kritike. Fundjava e tmerrit për shkodranët, ishte fundjava e luksit për Dritan Priftin. Sali Berisha ka qenë në dijeni të plotë të këtij informacioni.
Kjo është arsyeja pse ai e mbron Dritan Priftin, në vend që ta shkarkojë atë. Për këtë arsye përgjegjësia për përmbytjen e Shkodrës është përgjegjësi e Sali Berishës”, - vijoi Balla.
Ndërsa ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, në përgjigje të këtyre akuzave, tha se atë ka të drejtë ta shkarkojë vetëm kryeministri dhe kryetari i partisë së tij.
“Dy persona në këtë vend kanë të drejtën morale dhe juridike të më kërkojnë mua të dorëhiqem nga ky post. I pari është Sali Berisha, kryeministri i vendit, që ka me emëruar dhe që ka të drejtë të kërkojë llogari apo të përgëzojë dhe në rastin konkret ka thënë fjalët më të mira për METE-en. I dyti është Ilir Meta, kryetari i partisë sime, që ka të drejtën morale të më thotë, largohu, kur diçka nuk shkon”, - tha Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›