“Intervista e drejtorit të Fierzës nxjerr pa dashje mashtrimin”Nga TemaLetra 1 Shtypi i ditës ka sot një fakt të thjeshtë, që provon se qeveria mashtron, kur thotë se i ka hapur portat për shkarkim që më 27 dhjetor. Drejtori i Fierzës, Ramë Halili
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Intervista e drejtorit të Fierzës nxjerr pa dashje mashtrimin”Nga TemaLetra 1
Shtypi i ditës ka sot një fakt të thjeshtë, që provon se qeveria mashtron, kur thotë se i ka hapur portat për shkarkim që më 27 dhjetor. Drejtori i Fierzës, Ramë Halili, deklaron se ka që nga data 2 janar që i kalon netët pa gjumë.
D.m.th., në këtë periudhë kanë filluar kambanat e alarmit, plot një muaj me vonesë:
“Janë ditë të lodhshme, të ngjeshura, nuk merr dot frymë. Që nga data 2 janar, netët i kam kaluar pa gjumë. Jo vetëm unë, por dhe stafi, të cilin drejtoj. Janë orë ankthi, por dhe kuraje e force. Në çdo orë jam zgjuar.
Maksimumi mund të fle vetëm dy orë gjatë natës, por me celularin te koka, i gatshëm për të komunikuar”, - sipas intervistës së tij te “Gazeta Shqiptare”, datë 9 Janar, 2010. NO COMMENT!