Ligjet miratojnë në parim pr.ligjin për trafikun e organeve

Nje mbledhje e Komisionit te Ligjeve / Foto arkiv
Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim projektligjin që lejon grupin hetimor të EULEX-it të hetojë në vendin tonë, në lidhje me akuzat e ngritura nga ish-senatori zviceran Dik Marti, për trafik organesh.
Deputetët e opozitës ranë dakord në parim për projektligjin dhe kërkuan kohë për të marrë mendimin e EURALIUS-it dhe të Prokurorisë.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha se EULEX-I është njohur me draftin e propozuar nga maxhoranca.
Ka tre modele që EULEX heton me Task Force. Hetime të përbashkëta bëhen në të gjithë botën, kemi edhe me Italinë për luftën ndaj krimit të organizuar. EULEX do të hetojë çdo akuzë, ndaj ne se kemi specifikuar në titull të ligjit, tha Halimi.
Projektligji pritet të diskutohet nen për nen në Komisionin e Ligjeve të martën. / G.N.