E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Komisioni i Ligjeve diskuton për projektligjet e qeverisë

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot edhe draftligjet për çështjen e pronës. Komisioni ka marrë në shqyrtim edhe kërkesën e ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu e cila është kundërshtuar nga opozita.
 

Sipas deputetëve të opozitëë, komisioni nuk mund të shqyrtojë kërkesat e ministrave kur drafti ka firmën e kryeministrit. “Nëse ministri i Mjedisit ka mendim të ndryshëm nga qeveria të japë dorëheqjen” kanë theksuar deputetët e opozitës.
 

Nga ana e tij ministri i mjedisit Fatmir Mediu ka theksuar se e ka kundërshtuar edhe në qeveri ligjin për pronat. “E kundërshtova edhe në qeveri ligjin duke bërë propozimet e mia. Partia Socialiste duhet të jetë e rezervuar kur flet për pozicionin tim në qeveri” shtoi Mediu.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kanë marrë sot në shqyrtim projektligjin “Për kthimin dhe kompensimin e prones” te ndryshuar, projektligjin  "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore” te ndryshuar dhe projektligjin "Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore" te ndryshuar.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›