E Diel, 1 Nëntor 2026

Zihet me kunatën, i korr grurin e papjekur

Një 62-vjeçare i pret kunatit tubin e ujit, ndërsa ky i fundit i korr pa u pjekur një parcelë të mbjellë me grurë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Mollagjesh të Komunës së Fubarit, rreth 40 kilometra larg Elbasanit. Sipas burimeve të policisë, ka filluar procedimi penal në ngarkim të 65-vjeçarit Riza Alla dhe 62-vjeçares Zyra Alla. Të dy akuzohen për shkatërrim të pronës, pasi Zyraja i ka prerë tubin e ujit vëllait të burrit, ndërsa Rizai ka korrur grurin e papjekur në arën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›