Gjen vdekjen nga doza e alkoolit
Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen
nga mbidoza e alkoolit. Shyqyri
Xhepa është dërguar dje në
Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ka
gjetur vdekjen, pavarësisht ndihmës
së dhënë mjekësore. Burimet
policore bënë të ditur se ngjarja
është regjistruar rreth orës 09:00,
kur disa të njohur të tij e kanë dërguar
në spitalin "Nënë Tereza". Aty
është rënduar gjendja e tij shëndetësore
dhe është dërguar në
Spitalin Ushtarak. Por, rreth dy orë
më vonë, ai ka ndërruar jetë. Burimet
nga Mjekësia Ligjore bënë të
ditur se vdekja e tij ka ardhur nga
mbidoza e alkoolit. Sipas policisë,
52-vjeçari, me banim në Kombinat,
u është dorëzuar familjarëve.
nga mbidoza e alkoolit. Shyqyri
Xhepa është dërguar dje në
Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ka
gjetur vdekjen, pavarësisht ndihmës
së dhënë mjekësore. Burimet
policore bënë të ditur se ngjarja
është regjistruar rreth orës 09:00,
kur disa të njohur të tij e kanë dërguar
në spitalin "Nënë Tereza". Aty
është rënduar gjendja e tij shëndetësore
dhe është dërguar në
Spitalin Ushtarak. Por, rreth dy orë
më vonë, ai ka ndërruar jetë. Burimet
nga Mjekësia Ligjore bënë të
ditur se vdekja e tij ka ardhur nga
mbidoza e alkoolit. Sipas policisë,
52-vjeçari, me banim në Kombinat,
u është dorëzuar familjarëve.