Alibeaj nuk ndalet, çon për ndjekje penale dy prokurorë
Ministri i Drejtësisë, En
kelejd Alibeaj, i ka kuj
tuar dje Kryeministrit
Sali Berisha, pas deklaratës së
këtij të fundit, se prangat e drejtësisë
nuk i kanë provuar ende
prokurorët e gjykatësit, dhe se ka
denoncuar disa prokurorë dhe
gjykatës, por organi i akuzës nuk
ka marrë asnjë masë ndaj tyre.
Duke publikuar kallëzimin penal
për dy prokurorët e Shkodrës,
Brahim Dragjoshin dhe Arta
Markun, të cilët, sipas kallëzimit
përkatës, kanë lënë një shtetas në
burg për 73 ditë më tepër sesa
dënimi, Alibeaj ka akuzuar indirekt
Prokurorinë e Përgjithshme
se ka pasur dijeni për kallëzimin
dhe nuk ka marrë asnjë
masë ndëshkimore për njerëzit e
ligjit. Ministri thotë se
kryeprokurorja Ina Rama është
njoftuar për veprimet arbitrare të
prokurorëve në fjalë, por
megjithëse kanë kaluar tre muaj
e gjysmë, nuk ka regjistruar asnjë
procedim penal ndaj tyre. Duke
"përshëndetur" planin e Partisë
Demokratike për sulm institucional
ndaj zyrës së Prokurorit të
Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë
publikoi dje kallëzimin për
dy prokurorët e Shkodrës, duke iu
kundërpërgjigjur njoftimit të
akuzës qendrore, sipas të cilit
dikasteri i Alibeajt nuk ka hartuar
asnjë projektligj për të lehtësuar
të dënuarit në burgje. Në
fakt, ka qenë Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve, e cila
hapi "lojën" e akuzave ndaj Ina
Ramës. Kryegardiani Gazmend
Dibra lëshoi një njoftim shtypi, se
organi i akuzës nuk i merrte parasysh
kërkesat e të dënuarve dhe
në disa raste njerëzit e ligjit linin
të pafajshëm në burg. Duke iu
referuar kallëzimit të Alibeajt për
prokurorët e Shkodrës, Dibra
akuzonte zyrën e Prokurorit të
Përgjithshëm se "nëpërmjet shkresave
të ndryshme është vënë
shpeshherë në dijeni Prokuroria
e Përgjithshme për zgjidhjen e
menjëhershme të këtyre problemeve,
por deri tani nuk ka pasur
asnjë reagim". Reagimi erdhi dy
ditë më pas, ku kryeprokurorja do
të njoftonte opinionin publik se
për të evituar këto zvarritje me
një shkresë i është kërkuar ministrit
të Drejtësisë që të iniciojë
një rregullim ligjor në ligjin: "Për
ekzekutimin e vendimeve penale".
Sipas numrit një të akuzës,
ky problem ka qenë evidentuar
edhe më parë, ku në vitin 2006
është kërkuar zyrtarisht nga ministri
i Drejtësisë që t‘u jepet
zgjidhje këtyre problemeve
nëpërmjet ndërhyrjeve në ligj për
të parandaluar zvarritjet në procesin
e ekzekutimit të vendimeve
penale. Alibeaj, duke mos dashur
të komentojë deklaratën e
Ramës, njoftoi dje se: "Një shtetas
i dënuar me një vendim gjyqësor
penal është mbajtur në burgim
për një periudhë kohe prej 2 muaj
e 13 ditësh pa asnjë vendim
gjyqësor. Është mbajtur për 75
ditë në heqje të plotë të lirisë,
ndërkohë që organi i ngarkuar
për zbatimin e vendimit gjyqësor
ka qenë ai i prokurorisë". Sipas tij,
për 75 ditë këtij qytetari të Republikës
së Shqipërisë i është
hequr liria dhe është rrëmbyer në
terma ligjorë e penalë, ndërsa
prokuroria nuk ka vepruar.
kelejd Alibeaj, i ka kuj
tuar dje Kryeministrit
Sali Berisha, pas deklaratës së
këtij të fundit, se prangat e drejtësisë
nuk i kanë provuar ende
prokurorët e gjykatësit, dhe se ka
denoncuar disa prokurorë dhe
gjykatës, por organi i akuzës nuk
ka marrë asnjë masë ndaj tyre.
Duke publikuar kallëzimin penal
për dy prokurorët e Shkodrës,
Brahim Dragjoshin dhe Arta
Markun, të cilët, sipas kallëzimit
përkatës, kanë lënë një shtetas në
burg për 73 ditë më tepër sesa
dënimi, Alibeaj ka akuzuar indirekt
Prokurorinë e Përgjithshme
se ka pasur dijeni për kallëzimin
dhe nuk ka marrë asnjë
masë ndëshkimore për njerëzit e
ligjit. Ministri thotë se
kryeprokurorja Ina Rama është
njoftuar për veprimet arbitrare të
prokurorëve në fjalë, por
megjithëse kanë kaluar tre muaj
e gjysmë, nuk ka regjistruar asnjë
procedim penal ndaj tyre. Duke
"përshëndetur" planin e Partisë
Demokratike për sulm institucional
ndaj zyrës së Prokurorit të
Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë
publikoi dje kallëzimin për
dy prokurorët e Shkodrës, duke iu
kundërpërgjigjur njoftimit të
akuzës qendrore, sipas të cilit
dikasteri i Alibeajt nuk ka hartuar
asnjë projektligj për të lehtësuar
të dënuarit në burgje. Në
fakt, ka qenë Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve, e cila
hapi "lojën" e akuzave ndaj Ina
Ramës. Kryegardiani Gazmend
Dibra lëshoi një njoftim shtypi, se
organi i akuzës nuk i merrte parasysh
kërkesat e të dënuarve dhe
në disa raste njerëzit e ligjit linin
të pafajshëm në burg. Duke iu
referuar kallëzimit të Alibeajt për
prokurorët e Shkodrës, Dibra
akuzonte zyrën e Prokurorit të
Përgjithshëm se "nëpërmjet shkresave
të ndryshme është vënë
shpeshherë në dijeni Prokuroria
e Përgjithshme për zgjidhjen e
menjëhershme të këtyre problemeve,
por deri tani nuk ka pasur
asnjë reagim". Reagimi erdhi dy
ditë më pas, ku kryeprokurorja do
të njoftonte opinionin publik se
për të evituar këto zvarritje me
një shkresë i është kërkuar ministrit
të Drejtësisë që të iniciojë
një rregullim ligjor në ligjin: "Për
ekzekutimin e vendimeve penale".
Sipas numrit një të akuzës,
ky problem ka qenë evidentuar
edhe më parë, ku në vitin 2006
është kërkuar zyrtarisht nga ministri
i Drejtësisë që t‘u jepet
zgjidhje këtyre problemeve
nëpërmjet ndërhyrjeve në ligj për
të parandaluar zvarritjet në procesin
e ekzekutimit të vendimeve
penale. Alibeaj, duke mos dashur
të komentojë deklaratën e
Ramës, njoftoi dje se: "Një shtetas
i dënuar me një vendim gjyqësor
penal është mbajtur në burgim
për një periudhë kohe prej 2 muaj
e 13 ditësh pa asnjë vendim
gjyqësor. Është mbajtur për 75
ditë në heqje të plotë të lirisë,
ndërkohë që organi i ngarkuar
për zbatimin e vendimit gjyqësor
ka qenë ai i prokurorisë". Sipas tij,
për 75 ditë këtij qytetari të Republikës
së Shqipërisë i është
hequr liria dhe është rrëmbyer në
terma ligjorë e penalë, ndërsa
prokuroria nuk ka vepruar.