E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Me këto ligje të reja po fusni në burg gjithë popullin

Opozita ka kërkuar që masat e dënimit për disa kategori duhet të ulen, pasi janë shumë të rënda. Duke u ndalur në nenin 13, i cili thotë se "Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i fondit pyjor, fidanishtes pyjore, grumbullit pyjor, apo i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr me qëllim ndryshimin e destinacionit dhe të kategorisë së saj, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në një milion lekë". Sipas deputetëve të opozitës, kjo nuk mund të jetë e justifikuar në qoftë se në këtë paragraf shkatërrimi apo dëmtimi me dashje nuk ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda. Opozita ka kërkuar uljen e dënimit. Për deputetët e majtë nuk mund të dënohet njëlloj si ai që vjedh 2 kilovat energji dhe si ai që vjedh 200 kilovat. Ndaj ata kanë kërkuar që të aplikohet edhe masa e gjobës dhe më pas të merret masa e dënimit me burg, për ata që nuk e respektojnë ligjin.

Propozimi

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i fondit pyjor, fidanishtes pyjore, grumbullit pyjor apo i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr me qëllim ndryshimin e destinacionit dhe të kategorisë së saj, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›