Gjendet granatë te sheshi "Rilindja"
Një granatë në gjendje aktive
është zbuluar rastësisht nga
një punonjës i kabinës elektrike,
ndërkohë që është çaktivizuar nga
specialistët e antieksplozivit. Burimet
policore bënë të ditur se ngjarja
ka ndodhur dy ditë më parë
në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare
të policisë, rreth orës 12:00,
një punonjës i kabinës elektrike,
te lulishtja në sheshin "Rilindja",
pranë një palme, kishte gjetur
granatën. Menjëherë ai kishte
njoftuar policinë, e cila ka dërguar
në vendin e ngjarjes njësinë antieksploziv.
Sipas policisë, granata
ishte efektive, por falë ndërhyrjes
së shpejtë nuk ka sjellë ndonjë
pasojë.
është zbuluar rastësisht nga
një punonjës i kabinës elektrike,
ndërkohë që është çaktivizuar nga
specialistët e antieksplozivit. Burimet
policore bënë të ditur se ngjarja
ka ndodhur dy ditë më parë
në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare
të policisë, rreth orës 12:00,
një punonjës i kabinës elektrike,
te lulishtja në sheshin "Rilindja",
pranë një palme, kishte gjetur
granatën. Menjëherë ai kishte
njoftuar policinë, e cila ka dërguar
në vendin e ngjarjes njësinë antieksploziv.
Sipas policisë, granata
ishte efektive, por falë ndërhyrjes
së shpejtë nuk ka sjellë ndonjë
pasojë.