Kodi zgjedhor, si ishte dhe si do të bëhet

Mazhoranca parlamentare është tërhequr nga qëndrimi i saj për strukturën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe procesit ankimor duke i hapur në këtë mënyrë rrugën kompromisit me Partinë Socialiste. Ndërsa janë marrë në konsideratë propozimet e PS për këto çështje tashmë riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor në zgjedhje dhe teknologjia e numërimit të votave janë çështje të zgjidhura për hartimin e kodit të ri zgjedhor. Më poshtë si ka qenë dhe si do të bëhet kodi i ri zgjedhor:
Kodi Zgjedhor në fuqi Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor
PJESA II
INSTITUCIONET PËR PËRGATITJEN DHE
ADMINISTRIMIN E ZGJEDHJEVE
KREU I
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE (KQZ)
Neni 12
Përbërja e KQZ-së
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë.
2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:
a) të jetë me moshë mbi 30 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 5 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë shërbyer në 5 vitet e fundit si punonjës në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës. PJESA II
INSTITUCIONET PËR PËRGATITJEN DHE
ADMINISTRIMIN E ZGJEDHJEVE
KREU I
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE (KQZ)
Neni 12
Përbërja e KQZ-së
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë.
2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:
b) të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet pune,të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë shërbyer në 5 vitet e fundit si pjestar në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.
Neni 13
Mandati dhe koha e punës e anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së ka mandat 4-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
2. Fillimi dhe mbarimi i mandatit të anëtarit të KQZ-së përcaktohet në këtë Kod.
3. Anëtari i KQZ-së e ushtron këtë detyrë me kohë të plotë. Funksioni i tij është i papajtueshëm me çdo detyrë ose funksion tjetër politik, publik ose privat, me përjashtim të mësimdhënies.
4. Përpara fillimit të detyrës, anëtari i zgjedhur i KQZ-së kryen betimin para Kuvendit, në një ceremoni publike. Teksti i betimit është: “Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritetin dhe fshehtësinë e votës, do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj”.
Neni 14
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së
1. Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas kësaj procedure:
a) 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë;
b) subjektet propozuese, në fazën e përzgjedhjes, paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura, në përputhje me kriteret e parashikuara në shkronjën “a” të kësaj pike. Subjektet propozuese të shkronjës “a” përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini;
c) kandidaturat e përzgjedhura sipas shkronjës “b” të kësaj pike i paraqiten Kuvendit për miratim;
ç) anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës. Grupimi propozues paraqet një listë me jo më pak se dy kandidatura për vakancën përkatëse.
Kuvendit i paraqitet për votim lista e kandidatëve që ka siguruar numrin më të madh të nënshkrimeve mbështetëse të deputetëve të grupeve respektive parlamentare të shumicës dhe opozitës parlamentare, përfshirë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të secilit grupim. Në rast se dy apo më shumë lista sigurojnë numër të njëjtë nënshkrimesh mbështetëse, të gjitha kandidaturat e përfshira në këto lista futen në votim.
2. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, sipas këtij neni, zhvillohet në një ditë të vetme. Neni 13
Mandati dhe koha e punës e anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së ka mandat 6-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari I KQZ-zë ka mandat 4- vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje
Neni 15
Zgjedhja e Kryetarit të KQZ-së
Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 7 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, sipas nenit 14 të këtij Kodi, sipas procedurës së mëposhtme:
a) grupi parlamentar i partisë më të madhe të shumicës parlamentare i paraqet Kuvendit një listë prej jo më pak se katër kandidaturash. Në këtë listë nuk mund të përfshihen kandidatura të propozuara sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi;
b) grupi parlamentar i partisë më të madhe të opozitës parlamentare përzgjedh dy nga kandidaturat e propozuara sipas shkronjës “a” të këtij neni. Kandidaturat e përzgjedhura i kalojnë Kuvendit për votim;
c) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Neni 15
Zgjedhja e Kryetarit të KQZ-së
1. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së sipas nenit 14 të këtij Kodi.
2. Jo më vonë se 30 ditë nga afati i përcaktuar në neni 19 të Kodit, Kuvendi Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të KQZ-së. Cdo shtetas që plotëson kushtet e nenit 12 të këtij Kodi mund të paraqitet si kandidat për kryetar të KQZ-së. Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.
3. Lista e kandidatëve i kalon komisionit të kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Në këtë listë nuk mund të përfshihen ose nëse janë përfshirë përjashtohen, kandidatët e propozuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Pas verifikimit të kritereve zbatohet procedura si më poshtë:
a) komisioni përzgjedh për t`iu paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të antarëve të komisionit por jo më pak se 2/3 e të gjithë antarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatet që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë;
b) nëse shumicën e cilësuar sipas germës "b" nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis antarëve të komisionit pas zbatimit të germës "a";
c) kur gjatë zbatimit të gërmës “a” dhe “b” dy apo më shumë kandidatë gëzojnë të njëjtën mbështetje përzgjedhja e tyre bëhet me short.
ç) përfaqsuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur sipas gërmës “b”. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim.
d) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Neni 16
Zëvendëskryetari i KQZ-së
1. KQZ-ja zgjedh si Zëvendëskryetar një nga anëtarët e KQZ-së, të zgjedhur mbi bazën e propozimit të partisë më të madhe të opozitës parlamentare, sipas pikës 1 shkronja “a” të nenit 14 të këtij Kodi.
2. Zgjedhja zhvillohet me votim të fshehtë, sipas procedurës së mëposhtme:
a) në një fletë votimi shkruhen emrat e dy anëtarëve të KQZ-së, sipas pikës 1 të këtij neni;
b) secili prej anëtarëve voton, duke bërë shënimin përkatës, për një nga emrat që janë në fletëvotim;
c) anëtari që ka marrë 5 vota zgjidhet Zëvendëskryetar i KQZ-së;
ç) në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë numrin e kërkuar të votave, bëhet një raund i dytë votimi. Anëtari që merr më shumë vota në raundin e dytë zgjidhet Zëvendëskryetar i KQZ-së. Votimi zhvillohet brenda së njëjtës ditë.
3. Zëvendëskryetari zgjidhet deri në fund të mandatit.
4. Mbledhja për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit, kur mungon Kryetari, drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë i KQZ-së dhe procedura e zgjedhjes zhvillohet në prani të një noteri.
Neni 17
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të KQZ-së
1. Paga dhe privilegjet e anëtarit të KQZ-së janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga e Kryetarit të KQZ-së është 10 për qind më e lartë se paga e anëtarit.
2. Anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë të pavarur. Ai voton në përputhje me ligjin.
3. Anëtari i KQZ-së nuk merr pjesë në shqyrtimin dhe votimin e një çështjeje kur:
a) ka marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me ndonjë nga kandidatët që kanë paraqitur ankim në KQZ; ose
b) ka një nga pengesat e parashikuara në nenin 37 të Kodit të Procedurave Administrative.
4. Tërheqja nga shqyrtimi dhe votimi i çështjes deklarohet me shkrim nga anëtari i KQZ-së, ose mund të kërkohet nga çdo përfaqësues i subjekteve zgjedhore apo nga anëtarët e tjerë të KQZ-së. Tërheqja nga shqyrtimi dhe votimi i çështjes ose vendimi i KQZ-së për përjashtimin e anëtarit nga shqyrtimi dhe rezultati i votimit regjistrohet në procesverbal.
5. Pas mbarimit të funksionit, anëtari i KQZ-së rikthehet në funksionin publik të mëparshëm dhe kur kjo nuk është e mundur, në një vend të njëjtit nivel në organet e administratës publike.
Neni 18
Ndërprerja para kohe e mandatit të anëtarit të KQZ-së
1. Mandati i anëtarit dhe Kryetarit të KQZ-së përfundon përpara afatit kur:
a) kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit të KQZ-së;
b) mbush moshën për pension;
c) vdes;
ç) jep dorëheqjen nga detyra;
d) dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
dh) me veprim ose mosveprim cenon rëndë veprimtarinë e KQZ-së për përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre;
e) mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë;
2. Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së bëhet me vendim të Kuvendit, pas propozimit të KQZ-së për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” “d” “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni. KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni, anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-së.
Neni 19
Zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve që largohen. Anëtarët e rinj fillojnë detyrën ditën e nesërme pas përfundimit të mandatit të anëtarit që largohet ose pas bërjes së betimit në rastin e përfundimit të parakohshëm të mandatit.
2. Në rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të KQZ-së, Kuvendi emëron një anëtar zëvendësues brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vakancës nga KQZ-ja, sipas shkronjave “b” “c” dhe “ç” të pikës 1 të nenit 18 të këtij Kodi ose nga çasti i shkarkimit. Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin që i kishte mbaruar mandati, nëse subjekti i plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Në të kundërt, kandidaturat propozohen nga partia politike, e cila i plotëson kriteret e renditjes dhe përkatësisë. Në rastin e zëvendësimit të Kryetarit, zhvillohet e njëjta procedurë votimi, sipas nenit 15 të këtij Kodi.
3. Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës.
4. Anëtari zëvendësues qëndron në detyrë deri në mbarimin e afatit të mandatit ligjor që gëzonte, sipas aktit të zgjedhjes, anëtari i larguar para kohe.
5. Nëse mandati i KQZ-së përfundon në 9 muajt e fundit të mbarimit të mandatit të Kuvendit, atëherë Kuvendi, jo më vonë se 9 muaj nga data e mbarimit të mandatit të tij, zgjedh anëtarët e rinj të KQZ-së, sipas procedurave të parashikuara në nenet 14 dhe 15 të këtij Kodi, duke ruajtur kurdoherë raportet e barabarta të përfaqësimit politik. Anëtarët e zgjedhur e marrin detyrën jo më vonë se 24 orë pas bërjes së betimit.
Neni 20
Kompetencat e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të KQZ-së
1. Kryetari i KQZ-së ka këto kompetenca:
a) drejton mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhënie me institucionet e tjera;
b) kryen funksionet e drejtuesit administrativ të institucionit. Në zbatim të kompetencave, sipas kësaj shkronje, Kryetari i KQZ-së nxjerr urdhra të brendshëm vetëm në bazë dhe për zbatim të vendimeve të KQZ-së.
2. Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e Kryetarit në mungesë të tij.
3. Kryetari i ushtron kompetencat në bazë të shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni së bashku me Zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e nxjerra në bazë të shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur Kryetari ose Zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive.
Neni 17
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të KQZ-së
Paga dhe privilegjet e anëtarit të KQZ-së janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga e Kryetarit të KQZ-së është 10 për qind më e lartë se paga e anëtarit. Paga e Zëvendëskryetarit të KQZ-së është 5 për qind më e lartë se paga e anëtarit.
Neni 19
Zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së
Pika 5 e nenit 19 shfuqizohet
5.Nëse mandati i KQZ-së përfundon në 9 muajt e fundit të mbarimit të mandatit të Kuvendit, atëherë Kuvendi, jo më vonë se 9 muaj nga data e mbarimit të mandatit të tij, zgjedh anëtarët e rinj të KQZ-së, sipas procedurave të parashikuara në nenet 14 dhe 15 të këtij Kodi, duke ruajtur kurdoherë raportet e barabarta të përfaqësimit politik. Anëtarët e zgjedhur e marrin detyrën jo më vonë se 24 orë pas bërjes së betimit.
Neni 21
Kompetencat e KQZ-së
KQZ-ja ka këto kompetenca:
1. Nxjerr, në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe brenda sferës së juridiksionit të saj, vendime dhe udhëzime me fuqi juridike të përgjithshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Merr vendime për njësimin e praktikave zgjedhore.
3. Drejton dhe kontrollon kolegjialisht, nëpërmjet çdo anëtari ose strukturave të saj, procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor.
4. Miraton kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor, në përputhje me këtë Kod.
5. Propozon ndarjen e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend.
6. Regjistron pjesëmarrjen në zgjedhje të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend, në përputhje me proceduarat e këtij Kodi.
7. Shpall me vendim rezultatin e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatë fitues për anëtarët e këshillave për organet e qeverisjes vendore.
8. Shpall me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi, në përputhje me këtë Kod.
9. Kryen, me shpenzimet e veta, kurse trajnimi jo më vonë se 30 ditë pas emërimit të anëtarëve të KZAZ-ve dhe në përfundim të tyre, pas kryerjes së testimeve, u jep atyre dëshminë përkatëse. Për anëtarët e KQV-ve kryen, me shpenzimet e veta, sesione kualifikimi për legjislacionin zgjedhor. KQZ-ja merr masa dhe organizon edhe programe për edukimin zgjedhor të shtetasve.
10. Kryen trajnime për administrimin zgjedhor jashtë periudhës zgjedhore dhe në mënyrë periodike për të gjithë të interesuarit dhe shpërndan dëshmitë përkatëse. Trajnimet mund të jenë të përgjithshme dhe të specializuara për funksione të veçanta të administrimit të zgjedhjeve.
11. Emëron dhe shkarkon, në përputhje me këtë Kod, anëtarët e KZAZ-së dhe i mbikëqyr ata në përmbushjen e detyrave të tyre.
12. Boton buletinin e zgjedhjeve, i cili përmban rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore dhe qendër votimi, raportin për shpenzimet zgjedhore, si dhe publikon raportet, sipas nenit 91 të këtij Kodi.
13. Paraqet në Kuvend, brenda muajit shkurt të çdo viti, raportin vjetor për veprimtarinë e vitit të kaluar.
14. Përgatit projektbuxhetin vjetor, sipas ligjit përkatës, për funksionimin e institucionit dhe, pas miratimit me ligj të buxhetit, përcakton strukturën e shpenzimeve buxhetore.
15. Ushtron kontrollin mbi financimet e fushatës zgjedhore, në përputhje me këtë Kod.
16. Përgatit projektbuxhetin për zgjedhjet e pritshme dhe administron fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme në shërbim të zgjedhjeve, duke marrë vendim për strukturën e shpenzimeve buxhetore dhe donacioneve të ndryshme për zgjedhjet.
17. Shqyrton dhe zgjidh ankesat e subjekteve zgjedhore për zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me rregullat e këtij Kodi.
18. Harton dhe shpërndan modelet për ankimet zgjedhore, në përputhje me rregullat e këtij Kodi.
19. Cakton masën e shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarët e grupeve të numërimit.
20. Vendos sanksione administrative kundër personave, që kryejnë kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet, si dhe bën kallëzim penal për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.
21. Miraton strukturën, organikën dhe strukturën e pagave të administratës së KQZ-së me kohë të plotë pune dhe asaj me kohë jo të plotë.
22. Ngre zyra rajonale të përhershme apo të përkohshme, me qëllim zbatimin e detyrave që burojnë nga ky Kod dhe nga aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
23. Mban dhe përditëson regjistrin e administratës zgjedhore, ku përfshihen trajnimet dhe masat disiplinore të marra ndaj tyre.
24. Emëron, në përputhje me procedurat e këtij Kodi, Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së.
25. Miraton Rregulloren e Organizimit dhe Funksionimit të KQZ-së, duke përfshirë edhe mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve
26. Kryen detyra të tjera, që burojnë nga ky Kod ose nga ligje të tjera.
Neni 21
Kompetencat e KQZ-së
(pas pikës 26 shtohet paragrafi 27 i mëposhtëm)
26.Kryen detyra të tjera, që burojnë nga ky Kod ose nga ligje të tjera dhe që sipas këtij Kodi nuk kryen nga komisionet e niveleve më të ulta.
Neni 21/1
Kompetencë e posaçme e KQZ-së
1. KQZ-ja ka të drejtë të hartojë, përpunojë dhe të miratojë rregulla të posacme lidhur me procedurat e votimit dhe të numërimit të votave kur vendos zbatimin e teknologjisë së informacionit për identifikimin e zgjedhësve, votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit zgjedhor.
2. Vendimi i KQZ-së për përdorimin e teknologjisë së informacionit në identifikimin e zgjedhësve, votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, sipas pikës 1 të këtij neni, miratohet me votën `pro” të jo më pak se 5 anëtarëve të KQZ-së.
3. Vendimi duhet të përcaktojë Planin e Veprimit për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje të detajuar në faza dhe afate të përcaktuara. Në cdo rast zbatimi i teknologjisë së informacionit në zgjedhje në të gjithë vendin fillon nëpërmjet një projekti pilot, si rregull në 20 përqind të zgjedhësve, dhe shtrihet në të gjithë territorin dy vjet nga fillimi i planit të veprimit.
Neni 21/2
Rregulla proceduriale për zbatimin e teknologjisë së informacionit në fushën e zgjedhjeve
1. Për zbatimin e teknologjive të reja të informacionit në identifikimin e zgjedhësve, votimin, numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, deri në shtrirjen e tyre në të gjithë territorin e vendit, KQZ-ja autorizohet që të përcaktojë me vendim të miratuar me jo më pak se 5 vota “pro”, rregulla të posacme për përdormin e tyre.
2. Rregullat përfshijnë teknologjinë, personelin administrues, marrëdhëniet me administratën zgjedhore, të drejtat dhe detyrimet respektive, administrimin e të dhënave që sigurohen nga përdorimi i teknologjisë dhe efektet ligjore të tyre, mbrojtjen e të dhënave personale, testimin, verifikimin apriori dhe aposteriori të teknologjisë, si dhe përshtatjen e procedurave të identifikimit, votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit me qëllim optimizimin e procesit.
3. Në rastet e defekteve teknike që cënojnë integritetin e teknologjisë që aplikohet apo që e bëjnë zbatimin e tyre të pamundur në zgjedhje, KQZ-së mund të vendosë zbatimin e votimit ose numërimit me dorë sipas këtij Kodi. Defeketet serioze dhe të pariparueshme duhet të konfirmohen pas testimeve nga auditë të specializuar të cilët i paraqesin një raport KQZ-së përpara se ajo të vendosë. Vendimi miratohet me votën “pro” të jo më pak se 4 anëtarëve të KQZ-së.
Neni 22
Mbledhjet e KQZ-së
1. Mbledhjet e KQZ-së thirren nga Kryetari ose të paktën nga dy anëtarë të KQZ-së. Në çdo rast, thirrja e mbledhjes nuk i nënshtrohet votimit dhe duhet të përmbajë rendin e ditës të mbledhjes. Në rendin e ditës përfshihet çdo kërkesë e ardhur nga të paktën dy anëtarë të KQZ-së.
2. Gjatë periudhës nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet rregullisht çdo ditë, ndërsa në periudhën tjetër të vitit të paktën një herë në muaj. Mbledhjet e KQZ-së mbyllen me caktimin e rendit të ditës për mbledhjen pasardhëse.
3. Njoftimi për mbledhjen, së bashku me rendin e ditës, shpallet publikisht në hyrje të selisë së KQZ-së dhe pranë selive të KZAZ-ve të interesuara për çështjen, të paktën 24 orë para orës së caktuar për fillimin e mbledhjes. Njoftimi për mbledhjen u dërgohet të gjitha partive parlamentare, si dhe publikohet në faqen e internetit të KQZ-së.
4. Në fillim të çdo mbledhjeje çdo subjekt zgjedhor i regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje ose persona të tjerë të interesuar, vetëm një herë dhe për një kohë jo më të gjatë se 5 minuta kanë të drejtë të flasin për çështje që nuk janë përfshirë në rendin e ditës.
5. Mbledhjet e KQZ-së janë të vlefshme kur marrin pjesë jo më pak se 4 anëtarë të saj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shumicë e cilësuar për marrjen e vendimit, sipas nenit 24 të këtij Kodi.
6. Çdo mbledhje e KQZ-së fillon sipas përcaktimit të bërë në pikën 4 të këtij neni. Në mbledhjet e KQZ-së kanë të drejtë të diskutojnë dhe të japin mendime vetëm anëtarët e KQZ-së, përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore, sipas nenit 26 të këtij Kodi, si edhe personat që lidhen me përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve. Në fillim të çdo mbledhjeje KQZ-ja përcakton me vendim kohën për të folur për çdo të interesuar.
7. Mbledhjet e KQZ-së janë kurdoherë publike.
Neni 23
Aktet e KQZ-së dhe hyrja në fuqi e tyre
1. KQZ-ja, në bazë dhe për zbatim të ligjit, mund të nxjerrë vetëm këto akte:
a) vendime;
b) udhëzime.
2. Aktet me karakter normativ të KQZ-së kanë fuqi mbi të gjithë territorin e vendit dhe janë të detyrueshme për të gjithë.
3. Çdo akt normativ i KQZ-së votohet tri herë, sipas radhës së mëposhtme:
a) votohet në parim;
b) votohet nen për nen ose, sipas rastit, pjesë për pjesë;
c) në fund votohet në tërësi.
4. Aktet normative të KQZ-së kanë karakter të përhershëm dhe zbatohen si rregull për të gjitha zgjedhjet. Këto akte rishikohen në rast të ndryshimit të ligjit apo për shkaqe të tjera që përligjin ndryshimin e tyre. Aktet për përgatitjen e zgjedhjeve si rregull miratohen apo ndryshohen jo më vonë se 60 ditë nga data e zgjedhjeve.
5. Aktet normative të KQZ-së hyjnë në fuqi pas botimit të tyre në Fletoren Zyrtare, përveç rasteve kur rrethanat diktojnë hyrjen e menjëhershme në fuqi, ndërsa aktet e tjera hyjnë në fuqi menjëherë. Aktet normative me fuqi të menjëhershme publikohen jo më vonë se 24 orë në radiotelevizionin publik, si dhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.
Neni 24
Vendimmarrja në KQZ
1. Konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me:
a) shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas neneve 162, 163 dhe 166, pika 3 të këtij Kodi;
b) pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore, sipas nenit 123 të këtij Kodi dhe vendimet lidhur me ankimet kundër vendimeve të KZAZ-ve për rezultatin e zgjedhjeve për qeverisjen vendore;
c) kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi;
ç) shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre;
d) aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet;
dh) propozimin për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, sipas pikës 2 të nenit 18 të këtij Kodi;
e) miratimin e strukturës organike të KQZ-së, si dhe rregulloren e funksionimit të KQZ-së;
ë) caktimin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas nenit 76 të Kodit;
f) caktimin e zonave të administrimit zgjedhor, sipas nenit 27 të Kodit.
Vendimet e tjera miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të KQZ-së.
2. Vendimet e KQZ-së nënshkruhen nga të gjithë anëtarët që kanë marrë pjesë në votim. Secili prej anëtarëve të KQZ-së, përbri nënshkrimit të tij, shënon me shkrim mënyrën e tij të votimit, sipas rastit “pro” ose “kundër”. Anëtarët në pakicë duhet të paraqesin mendimin e tyre të pakicës ose atë alternativ jo më vonë se 24 orë nga marrja e vendimit. Mendimi i pakicës i bashkëngjitet vendimit përkatës.
3. Çdo vendim i KQZ-së zbardhet brenda 24 orëve nga marrja e tij. Jo më pak se dy ekzemplarë origjinalë të vendimit ose, sipas rastit, edhe të udhëzimit të KQZ-së, mbahen në arkivin e KQZ-së. Vendimet publikohen menjëherë në faqen zyrtare të KQZ-së.
4. Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, gjatë periudhës zgjedhore, jep, kundrejt kërkesës të çdo subjekti zgjedhor, pa pagesë, brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës, kopje të vërtetuara të vendimeve të KQZ-së. Jashtë periudhës zgjedhore, si dhe për çdo person tjetër të interesuar kopjet e akteve të KQZ-së jepen kundrejt një pagese, sipas akteve përkatëse në fuqi.
Neni 25
Sekretari i Përgjithshëm dhe administrata e KQZ-së
1. Për funksionimin dhe përmbushjen e detyrave që burojnë nga ky Kod, KQZ-ja ka administratën e vet, të përbërë me nëpunës të shërbimit civil. Procedurat e rekrutimit, transferimit, ngritjes në detyrë, lëvizjes paralele dhe shkarkimit nga detyra bëhen në përputhje me përcaktimet e bëra për institucionet e pavarura në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
2. Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së është nëpunësi më i lartë civil i administratës së KQZ-së dhe emërohet në përputhje me procedurat e ligjit për statusin e nëpunësit civil. Në çdo rast KQZ-ja është e detyruar të emërojë një nga tre fituesit e konkursit për rekrutimin e Sekretarit të Përgjithshëm.
3. Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në nenin 12 të këtij Kodi dhe të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën e së drejtës ose të administratës publike.
4. Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së kryen këto detyra:
a) merr masa për organizimin e mbledhjeve të KQZ-së, përgatit materialet e mbledhjes, si dhe bën njoftimet përkatëse;
b) merr masa për botimin e akteve të KQZ-së dhe bërjen publike të tyre;
c) merr masa për plotësimin e kushteve të punës së anëtarëve të KQZ-së, sipas kërkesave të tyre, në zbatim të këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja;
ç) është përgjegjës, drejton dhe organizon punën për zbatimin e vendimeve të KQZ-së apo urdhrave të Kryetarit, sipas nenit 20 të këtij Kodi;
d) ndjek zbatimin e buxhetit dhe merr masat përkatëse për të;
dh) propozon për miratim në KQZ Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Administratës së KQZ-së; dhe
e) kryen detyra të tjera të përcaktuara nga ky Kod.
Neni 26
Përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore në KQZ
1. Çdo parti politike ose koalicion partish politike, nëpërmjet drejtuesit më të lartë të saj, mund të caktojë me autorizim një përfaqësues dhe një zëvendës të tij pranë KQZ-së.
2. Përfaqësuesit e partive parlamentare që kanë marrë pjesë në zgjedhje janë me status të përhershëm pranë KQZ-së. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja. Përfaqësuesit e partive joparlamentare apo të partive të krijuara rishtazi gjatë legjislaturës kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm në mbledhjet e KQZ-së të zhvilluara në periudhë zgjedhore.
3. Përfaqësuesit e partive në KQZ nuk kanë të drejtë vote. Ata, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod, si dhe në akte të tjera, kanë këto të drejta:
a) të marrin fjalën dhe të diskutojnë në mbledhje të KQZ-së;
b) të paraqesin kërkesa dhe propozime pranë KQZ-së;
c) të marrin kopje të akteve të KQZ-së;
ç) të njihen dhe të marrin kopje të dokumentacionit zgjedhor, të miratuar nga KQZ-ja;
d) të njihen dhe të marrin informacion për të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, pa cenuar veprimtarinë e KQZ-së apo edhe të strukturave të tjera zgjedhore.
4. Të gjitha veprimet e kryera nga përfaqësuesit të partive parlamentare apo joparlamentare konsiderohen sikur të jenë kryer nga vetë partitë përkatëse në cilësinë e tyre si subjekte zgjedhore.
5. Përfaqësuesit janë të detyruar të respektojnë rregulloren e KQZ-së, si dhe etikën e mbledhjeve dhe të komunikimit. Në rast të thyerjes së tyre merren masat e parashikuara në rregulloren e brendshme të KQZ-së.
KREU II
ZONAT E ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR (ZAZ) DHE KOMISIONET
E ZONAVE TË ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR (KZAZ)
Neni 27
Zonat e Administrimit Zgjedhor
1. Zonat e Administrimit Zgjedhor ngrihen dhe funksionojnë për çdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi, sipas këtij Kodi.
2. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull është i njëjtë me rrethin administrativ, sipas ligjit që rregullon organizimin territorial të Republikës së Shqipërisë. Rrethet që kanë më shumë se 70 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një Zonë e Administrimit Zgjedhor, në përputhje me kriteret e mëposhtme:
a) pandashmëria e territorit të komunës dhe bashkisë;
b) vazhdimësia dhe kompaktësia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike;
c) mundësi të mira komunikimi brenda territorit;
ç) numër i përafërt zgjedhësish.
3. Asnjë Zonë Administrimi Zgjedhor nuk mund të shtrihet gjeografikisht në dy ose më shumë qarqe apo rrethe të ndryshme brenda të njëjtit qark.
4. Bashkitë që kanë më shumë se 40 mijë shtetas me të drejtë vote përbëjnë Zonë Administrimi Zgjedhor më vete, kur numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote në shkallë rrethi është më i madh se 70 mijë.
Në bashkitë që kanë mbi 100 mijë shtetas me të drejtë vote, KQZ-ja mund të krijojë dy Zona Administrimi Zgjedhor më vete, me numër të barabartë zgjedhësish, si dhe duke ruajtur vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit të zonave të qendrave të votimit. Për Bashkinë e Tiranës secila nga njësitë bashkiake përbën Zonë Administrimi Zgjedhor më vete.
5. Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZ-së, të ndara sipas njësive të qeverisjes vendore.
6. KQZ-ja, jo më vonë se 5 muaj para datës së zgjedhjeve, mund të ndryshojë kufijtë e ZAZ-së, sipas kërkesave të këtij neni, vetëm nëse ka ndryshim të kritereve për caktimin e tyre sipas pikave 2, 3 dhe 4 të këtij neni.
Neni 28
Ngritja e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor
1. Vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve.
2. Partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
Neni 27
Zonat e Administrimit Zgjedhor
4. Bashkitë me më shumë se 30 mijë shtetas me të drejtë vote përbëjnë Zonë Administrimi Zgjedhor më vete, kur numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote në shkallë rrethi është më i madh se 60 mijë.
Në bashkitë që kanë mbi 80 mijë shtetas me të drejtë vote KQZ-ja mund të krijojë dy apo më shumë Zona Administrimi Zgjedhor më vete, me numër të barabartë zgjedhësish, si dhe duke ruajtur vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit të zonave të qendrave të votimit. Për Bashkinë e Tiranës secila nga njësitë bashkiake përbën Zonë Administrimi Zgjedhor më vete.
Neni 29
Përbërja e KZAZ-së
1. KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:
a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë;
b) anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në:
i) përzgjedhjen rastësore;
ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor;
c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet nga partia, e cila propozon zëvendëskryetarin e KZAZ-së;
ç) 30 për qind e anëtarëve të propozuar përkatësisht nga partia më e madhe e shumicës dhe partia më e madhe e opozitës, në shkallë vendi, duhet të jenë nga secila gjini.
2. Kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim të KZAZ-së. Në KZAZ-të ku anëtari i shtatë i përket partisë kryesore të shumicës parlamentare, kryetar zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të shumicës parlamentare, kurse në gjysmën tjetër zgjidhet njëri nga anëtarët e KZAZ-së, përfaqësues i partisë kryesore të opozitës parlamentare. Zëvendëskryetari është i përkatësisë politike të kundërt me kryetarin.
3. Anëtarët e KZAZ-së nuk punojnë me kohë të plotë. KQZ-ja përcakton orarin e punës së KZAZ-së gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe jashtë saj. Për punën e kryer anëtarët përfitojnë shpërblim në masën e përcaktuar me vendim të KQZ-së.
4. Renditja e partive për efekt të ndarjes së vendeve në KZAZ, sipas përcaktimeve të këtij neni, bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike nga zgjedhjet pararendëse për Kuvendin. Në rastin e zgjedhjeve vendore, renditja përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi për këshillat vendorë në zgjedhjet pararendëse nga partitë parlamentare.
Në rast se dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër mandatesh dhe nuk është e mundur të përcaktohet partia përfituese, renditja e tyre përcaktohet mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë vendi. Nëse dy ose më shumë parti kanë të njëjtin numër votash, renditja përcaktohet nga KQZ-ja me short.
5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ-të, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni.
6. Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme, KZAZ-ja ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve.
7. Kur vendi i një anëtari të KZAZ-së mbetet vakant, ai plotësohet në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë nen brenda 15 ditëve nga data e krijimit të vakancës. Gjatë periudhës së zgjedhjeve, vendet vakante plotësohen brenda 3 ditëve.
8. Kur vendi i një anëtari ose sekretarit të KZAZ-së mbetet vakant në ditën e zgjedhjeve, propozimi në KQZ duhet të dorëzohet jo më vonë 3 orë nga çasti i krijimit të vakancës. Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë i kalon partive politike të të njëjtit grupim që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në Kuvend në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.
Neni 29
Përbërja e KZAZ-së
5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ-të, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.
Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike sipas këtij neni. Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme zëvendësimi kryhet jo më vonë 5 ditë përpara zgjedhjeve. Procedurat për seleksionimin dhe tranimin e personave që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga KQZ me udhëzim të vecantë.
Neni 30
Papajtueshmëritë me detyrën e anëtarit dhe të sekretarit të KZAZ-së
Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së nuk mund të jenë:
a) deputetë ose kandidatë për deputetë në Kuvend;
b) kryetarë të bashkive ose komunave;
c) ushtarakë, punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror; ose
ç) anëtarë apo sekretarë të një komisioni tjetër zgjedhor.
Neni 31
Kushtet për emërimin e anëtarit dhe të sekretarit të KZAZ-së
Anëtar dhe sekretar i KZAZ-së mund të emërohet çdo person që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) gëzon të drejtën për të qenë zgjedhës;
b) ka arsim të lartë dhe në rastin e sekretarit të jetë jurist;
c) është me vendbanim brenda zonës zgjedhore përkatëse;
ç) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
d) ndaj tij nuk është marrë masë disiplinore në proceset zgjedhore të mëparshme.
Neni 32
Shkarkimi dhe lirimi i anëtarëve dhe i sekretarit të KZAZ-së
1. Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së shkarkohen nga detyra me vendim të KQZ-së kur:
a) shkelin dispozitat e këtij Kodi ose të akteve nënligjore në zbatim të tij lidhur me detyrat e KZAZ-së;
b) dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
c) mungojnë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se tri mbledhje rresht të KZAZ-së, ose në periudhën zgjedhore nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se 2 ditë rresht; ose
ç) nuk marrin pjesë në trajnimet ose nuk kalojnë testimet e organizuara nga KQZ-ja.
2. Anëtarët dhe sekretari i KZAZ-së lirohen nga detyra me vendim të KQZ-së kur:
a) kanë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me ndonjërin nga kandidatët që konkurrojnë në zonë;
b) janë në marrëdhënie pune me ndonjërin prej kandidatëve të përfshirë në listën shumemërore të një partie apo koalicioni që konkurron në zonë;
c) nuk plotësojnë më kushtet për të qenë zgjedhës;
ç) nuk kanë më vendbanimin e tyre në zonën zgjedhore;
d) subjekti zgjedhor që i ka propozuar kërkon zëvendësimin e tyre.
3. Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së lirohen/shkarkohen nga detyra nga KQZ-ja, kryesisht ose me propozim të subjekteve zgjedhore, vetëm për shkaqet e parashikuara në këtë nen. Në çdo rast, kërkesa për lirim ose shkarkim duhet të përmbajë edhe argumente dhe fakte për shkeljen e pretenduar. Në rastin e parashikuar në shkronjën “d” të pikës 2 të këtij neni ky rregull nuk zbatohet dhe kërkesa pranohet në çdo rast.
Neni 33
Detyrat e KZAZ-së
KZAZ-ja kryen këto detyra:
a) përgjigjet për administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në ZAZ, sipas dispozitave të këtij Kodi dhe akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ-ja;
b) emëron kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët, sekretarët e KQV-ve, dhe anëtaërt e grupeve të numërimit, të përfshira në juridiksionin e ZAZ-së, sipas këtij Kodi;
c) regjistron në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe, sipas rastit, verifikon informacionet ose pretendimet e subjekteve zgjedhore në zonë;
ç) afishon në një vend të dukshëm listat përfundimtare të zgjedhësve, dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe të dhëna të tjera, që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve në zonë;
d) administron buxhetin e caktuar nga KQZ-ja;
dh) garanton shpërndarjen në kohë të materialeve të votimit;
e) merr në dorëzim nga KQV-të materialet e votimit dhe kutitë e votimit;
ë) përgatit dhe miraton tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor në ZAZ dhe ia dërgon atë KQZ-së, së bashku me materialet e tjera të nevojshme, në përputhje me nenin 122 të këtij Kodi;
f) regjistron subjektet zgjedhore dhe kandidatët për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore;
g) shpall kandidatët fitues për kryetar të njësisë vendore;
Neni 34
Detyrat e sekretarit të KZAZ-së
Sekretari i KZAZ-së kryen këto detyra:
a) përgjigjet për administrimin teknik dhe kushtet e punës së KZAZ-së;
b) protokollon kërkesat, ankesat dhe njoftimet drejtuar KZAZ-së;
c) mban dokumentacionin zgjedhor të arkivuar;
ç) përgatit, në përputhje me udhëzimet e kryetarit, materialet për mbledhjen e KZAZ-së dhe ua shpërndan ato anëtarëve;
d) mban procesverbalet e mbledhjeve të KZAZ-së;
dh) kryen zbardhjen e vendimeve të marra nga KZAZ-ja dhe i vulos ato;
e) regjistron në protokoll vendimet e KZAZ-së dhe ua përcjell ato menjëherë subjekteve të interesuara;
ë) u jep subjekteve zgjedhore ose personave të tretë, pa pagesë dhe brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës, kopje të vërtetuara të vendimeve të KZAZ-së ose procesverbaleve të mbledhjeve të tyre;
f) regjistron në protokoll marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore të dërguara nga KQZ-ja, sipas nenit 99 të këtij Kodi dhe përgjigjet për administrimin dhe ruajtjen e tyre, në përputhje me kërkesat e këtij Kodi;
g) me kërkesë të