E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden 100 kg marijuane arratiset lazaratasi

Korrierin e tradhton makina pa targa. Thyen postbllokun e policise

Policia e Gjirokastres sekuestron 100 kilograme marijuane por nuk arrin te ndaloje korrierin. Operacioni i organizuar ne bashkepunim mes policise rrugore dhe kufitare te rajonit te Gjirokastres eshte zhvilluar mbremjen e se shtunes. Rreth ores 1945 gjate nje levizjeje rutine drejt postbllokut te ngritur ne aksin rrugor JorgucatndashKakavije rrugoret kane dyshuar per nje autoveture pa targa qe levizte ne ato momente. Policet i kane bere shenje autovetures se dyshuar te ndaloje por drejtuesi i automjetit ka shtuar edhe me teper shpejtesine. Punonjesit e policise rrugore kane njoftuar punonjesit e policise kufitare qe ndodheshin ne kthesen e Jorgucatit per te ndaluar automjetin qe vinte ne drejtim te tyre. Makina qe levizte pa traga dhe me shpejtesi te madhe ka pershkuar postbllokun e policise kufitare duke vene ne rrezik jeten e efektiveve. Pas kesaj policia kufitare dhe ajo e qarkullimit rrugor jane vene ne ndjekje te automjetit i cili vazhdoi levizjen ne drejtim te Sarandes. Ne aksin rrugor Jorgucat-Sarande ne dalje te fshatit Jorgucat drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin dhe eshte larguar me vrap duke perfituar edhe nga erresira. Gjate kontrollit te bere ne automjetin e braktisur tip Hundai ku ne pjesen e perparme ka pasur nje targe false Gj 20 35 A jane gjetur kater canta te medha shpine te mbushura me pako ne forme cilindrike. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur menjehere nje grup ekspertesh te Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres te cilet kane nisur menjehere mbledhjen e provave materiale. Nga inspektimi i cantave eshte pare se secila prej tyre permbante 25 pako me peshe 1 kilograme secila duke arritur ne total nje peshe prej 100 kilogramesh marijuane. Nga veprimet e para hetimore te kryera nga specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres ka rezultuar se lenda narkotike ka dale nga fshati Lazarat dhe kishte per destinacion fillimisht Saranden e me pas Greqine. Mbi bazen e informacioneve te grumbulluara ne rruge operative dhe te provave ne vendngjarje eshte bere identifikimi i korrierit i cili mesohet se eshte banor i fshatit Lazarat. Ai eshte shpallur ne kerkim por per arsye hetimi nuk behet i ditur identiteti. Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Gjirokastres po vazhdojne krehjen e zones per te kapur autorin duke perdorur edhe qenin e gjurmes dhe te antidroges. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar lenda narkotike dhe automjeti i gjetur i braktisur.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Gjirokastres per veprime te metejshme per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›