E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaporta biometrike smjafton. Kushtet per te levizur lirshem

Cna pret ne kufi pas vendimit per liberalizimin e vizave

Heqja e vizave afatshkurtra per shtetasit shqiptare nuk do tu jape te drejten te gjithe personave te pajisur me pasaporte biometrike te kalojne sa here tu nevojitet kufijte e vendeve te BE-se.
Duke iu referuar permbajtjes se vendimeve te meparshme te BE-se per liberalizimin e vizave si ne rastin e Serbise Maqedonise e Malit te Zi levizja e njerezve do te kete edhe ne vijim kufizime dhe shqiptareve do tu duhet te justifikojne udhetimet e tyre jashte vendit.
Sherbimet kufitare te te gjitha vendeve te BE-se jane autoritetet pergjegjese per kontrollin e shtetasve ne hyrje dhe ne dalje te te gjithe shtetasve ne kufijte e jashtem te BE-se. Kodi Shengen ka percaktuar disa kritere dhe kushte specifike qe duhet te plotesojne te huajt per te hyre ne kete zone. I huaj ne kete rast eshte cdo person qe nuk eshte pjesetar i familjes europiane. Keshtu keto kritere kerkohen per te gjithe te huajt dhe jo vetem per shtetasit shqiptare.

Problemet me ligjin

Nuk do te mund te hyjne ne vendet e zones Shengen ata shtetas qe kane ndalim hyrjeje qofte edhe ne nje nga vendet ne fjale. Nese per nje shtetas eshte marre nje vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqesore per ti ndaluar hyrjen ne ate vend dhe ky informacion eshte hedhur ne sistemin SIS ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet te hyje ne asnje nga keto vende. Vendimet per te ndaluar hyrjen jane kompetence e ketyre autoriteteve dhe merren per raste te cilat i ka percaktuar kodi Shengen te cilat jane
- Nese personi eshte denuar per nje veper penale per te cilen Kodi Penal parashikon denim minimal 1 vit burg.
- Nese ka qene subjekt i nje urdhri largimi largimi me force deportimi kthimi apo debimi qe kryesisht merren si pasoje e qendrimit te paligjshem.
- Nese ka te dhena se jane te perfshire ne aktivitete kriminale apo deshmi te qarta se kane per qellim nje gje te tille.

Justifikimi i udhetimit

Per te hyre ne nje vend te zones Shengen shtetasit shqiptare duhet te paraqesin ne hyrje para punonjesit te kontrollit kufitar dokumente qe justifikojne qellimin dhe kushtet e qendrimit. Cilat jane keto dokumente
- Nese ju shkoni apo deklaroni ne kufi se po udhetoni per turizem pushime te pavarur nga pritja apo shoqerimi i nje personi tjeter shtetas apo rezident ne ate vend etj. duhet te keni nje rezervim hoteli bileten e kthimit nese udhetoni me avion ose mjete te transportit ujor.
- Nese udhetoni per aktivitete te ndryshme dokumentacion mbi aktivitetin per te cilin ju jeni ftuar.
- Nese udhetoni per arsye shendetesore konfirmim te institucioni shendetesor ku do shkoni apo rekomandim nga institucioni shendetesor shqiptar rastet e kryerjes se analizave etj.
- Nese shkoni per vizite te nje i aferm i juaj duhet te jepni informacion mbi te dhenat e personit qe ju pret adresen e tij numrin e telefonit etj.
-Ne te gjitha rastet duhet te keni siguracionin shendetesor ne udhetim dhe nese udhetoni me makine dokumentacionin e nevojshem te makines.
- Per minorenet kerkohet te respektohen kushtet e levizjes se minoreneve nese nuk jane te shoqeruar nga te dy prinderit.

Para te mjaftueshme

Qe te hyni ne vendet Shengen duhet te keni mjete te mjaftueshme te jeteses si per periudhen e qendrimit te synuar si dhe per kthimin ne vendin e tyre te prejardhjes ose transitin ne nje shtet te trete ne te cilin ata jane te sigurt qe do te pranohen ose jane ne gjendje te perfitojne mjete te tilla ne menyre te ligjshme. Po sa eshte kjo shume Vende te ndryshme kane kritere te ndryshme te percaktuara por perafersisht shuma e kerkuar nuk i kalon 50 euro per cdo dite qendrimi kur keni nje rezervim hoteli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›