Zihen per ullinjte tenton te vrase tre vellezer
Konflikti per pronen per pak i ka marre jeten tre vellezerve nga fshati Toc i Tepelenes. Policia ka ndaluar agresorin nderkohe qe njeri prej vellezerve eshte plagosur lehte. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres bene te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1630 te se shtunes ne fshatin Toc te Rrethit te Tepelenes ne vendin e quajtur Arra e Madhe ne afersi te ketij fshati. Nje nga viktimat e kercenimit ka telefonuar rreth kesaj ore ne sallen operative te Komisariatit te Policise ne Tepelene duke njoftuar se Cajup Mucobega ishte duke kercenuar se do te vriste me arme gjahu pjesetaret e nje familjeje nga ky fshat me te cilet kishte konflikte pronesie. Ne drejtim te fshatit Toc jane nisur forcat e Policise se Komisariatit te Policise se Tepelenes te cilat kane kapur ne flagrance 27-vjecarin Mucobega duke sekuestruar edhe armen e gjahut qe e mbante pa leje. Burime nga policia bejne te ditur se ky shtetas me anen e armes se gjahut ka kercenuar dhe tentuar te vrase per motive pronesie tre vellezer bashkefshatar te tij dhe konkretisht S.M. T.M. dhe A.M. Madje shtetasin S.M e ka qelluar me cifte duke i shkaktuar plage te lehta ne doren dhe kemben e djathe. Mesohet se 27-vjecari u kishte zene prite vellezerve te cilet punonin ne nje parcele me ullinj per te cilen Mucobega pretendonte se ishte e tij. Ne perfundim te veprimeve te para hetimore u be arrestimi ne flagrance i te riut qe akuzohet per veprat penale te tentatives per vrasje dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve te gjahut dhe sportive.