E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur shqiptaret skane identitet

Koment

Nje i vdekur mot nuk dhemb me shume sesa nje kurore e djegur sot. Jetojme ne kohen e paradokseve kur shqiptarit i dhemb shpirti per nje kurore me germa greke qe digjet por nuk i dhemb me zemra per stergjysherit e bashkudhetaret e vet bashkekombes ne kete bote. Jetojme ne kohen kur mbi te vdekurit hidhet beton hiqen eshtra nga varret dhe ne kohen kur mbi ta shkelin dhe parakalojne kurora qe mbajne germa te nje tjeter gjuhe kur mbi ta nuk ndizet nje qiri por digjet nje kurore. Njerezit e cuditshem te kesaj kohe nuk mund te ulerijne e bertasin kur nje i vdekur percudnohet me beton dhe heqje kockash nga varret por jane te gatshem te qajne dhe te preken kur digjet nje kurore e vendosur nga fqinjet tane greke. Jetojme mes paradokseve qe i prekim dhe shohim cdo dite dhe per te cilat pak flasim ose heshtim. Sot dhjetera varre ne Boboshtice me gure shekullore qe nuk jane harruar as nga koha lufterat e bombardimet vitet dhe sistemet sot shkelen me kembe. Keto varre ne Boboshtice sot therrasin per ndihme me shume se kurre te vene perballe dilemes se ekzistences jo vetem greke por edhe te shume servileve qe sot behen me shume greke sesa vete helenet. Jetojme ne nje kohe kur historia mund te tjetersohet nga cdokush. Secili prej nesh sot di historine qe i leverdis me shume historine qe e harrojme kur nuk e duam dhe e kujtojme nuk na duhet. Shumekush pyet sot me te drejte se cfare do te ndodhte ne rast se kjo panorame qe ofron Boboshtica sot e masakruar dhunuar dhe e cenuar ne dinjitet dhe identitet e percudnuar deri dhe ne varreza do te kishte ndodhur ne shtetin fqinj Mendoni nje grup shqiptaresh te drejtuar nga diplomate qe shkelin mbi varreza greke per te thene se ketu jemi ne jane paraardhesit tane mund te bejme festa mbi varre mund te kendojme himnin kombetar. Kjo as mund te ndodhe kurre. Greqia thuhet se ka shtet ne thuajse e kemi humbur. Ne nuk shkelim dot mbi varret e grekeve ata mund te shkelin mbi varret tona. Ne nuk mund tehyjme ne varrezat tona greket mund te festojne mbi to.Ne perbuzemi kur themi te verteten ata jetojne engrene monumentembi genjeshtren tone. Kam perjetuar shume kundershtigjate profesionit tim si gazetare por asnjehere si sot kur vete shqiptaret dalin kunder njeri-tjetrit kur fqinji perze fqinjin nga varri i gjyshit te vet kur nje shqiptar i mohon tjetrit deri dhete vdekurin baba apo gjysh per nje ushtar te huaj kurhistoria e kombit ne gojen e shqiptarit eshte vetem historia e vizave dhe asaj qe ai sheh sot. Ne perbuzemi cdo dite nga te huajt madje dhe ne vendin tone. Perbuzen njerezit e thjeshte perbuzen te vdekurit perbuzen gazetaret historianet mallkoheminga vete shqiptaretmallkohemi nga prifterinjte shteti edhe nga greket.Sot boboshtaret nuk mbrohen nga shteti. Ata jane lene ne harrese ne nje jave histori me dhunim varresh ne nje jave ku luftojne me veten pa force dhe as policia as prokuroria nuk kujtohet se eshte dhunuar nje varreze por shkojne kur digjet nje kurore e vene nga greket.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›