Gjenden 17 viktima te anijes Costa Concordia
Skuadra e kërkim-shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje duke e çuar në 17 numrin e viktimave të konfirmuar nga mbytja e anijes turistike Kosta Konkordia.
Prefektura e Grosetos ka thënë se trupi është identifikuar dhe i përket Erika Fanit, nga Peruja, anëtarja e fundit femër e ekuipazhit që nuk ishte gjetur akoma. 25 vjeçarja ishte kamariere në anije. Me gjetjen e saj numri i të zhdukurve zbret në 16. Mëngjesin e kësaj të diele u ndërprenë kërkimet, pasi anija u zhvendos nga pozicioni i saj.
Ndërkohë gjashtë pasagjerë të anijes turistike “Concordia” kanë prezantuar në Majemi një denoncim kundër shoqërisë që e menaxhonte atë, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 460 milionë dollarësh.
Avokati i gjashtë pasagjerëve, Marc Berna ka sqaruar se veprimi ligjor ka nisur në një gjykatë të Majemit, ku ndodhet dhe selia qendrore e kompanisë “Carnival”.
Akuza e drejtuar nga avokati ndaj kompanisë në fjalë dhe asaj “Costa Crociere” ka të bëjë me neglizhencën e ekuipazhit, si pasojë e të cilës ka ardhur dhe mbytja 13 janarin e kaluar.