E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden 4 klandestinët shqiptarë, u braktisën në Maqedoni

MAQEDONI- Klandestinët shqiptarë të braktisur nga udhërrëfyesi mbrëmjen e sotme, pas apelit në News 24 janë gjetur nga policia maqedonase. Të afërm të klandestinëve bënë apel për gjetjen e tyre në News 24, pasi mes tyre ishte edhe një grua shtatzënë prej 7 muajsh.

Udhërrëfyesi maqedonas i ka braktisur ata pasi janë diktuar nga policia, e cila ka mundur ti gjejë vetëm sot. Mësohet se ndodhen në gjëndje të mirë shëndetësore 3 gratë njëra prej të cilave shtatzënë dhe 1 burrë. Destinacioni i tyre ishte Greqia.

Po sot, Martin Tusha, i afërm i njërës prej grave klandestine, Lida Noci, tregoi në një intervistë telefonike sot ne mesdite, për News 24 se kontakti i fundit me të renë kishte qenë të mërkurën në mbërmje rreth orës 23.00. Sipas asaj cka rrëfeu i afërmi, klandestinët kishin treguar se ndodheshin në një vend, ku syri nuk të shikonte asgjë tjetër vec maleve, dhe se ishin braktisur nga udhërrëfyesi pasi ishin diktuar nga policia maqedonase.

Zoti Tusha tregon Lida N, ishte 7 muajshe shtatzënë dhe në telefon kishte kërkuar ndihmë pasi ishte ne gjendje te rende shendetesore.
“Ne oren 23.00 kontaktuam me Liden. Ajo na tha se ishin braktisur ne nje vend ku nuk shikohej asgje tjeter vec maleve, dhe na kerkoi ndihme pasi kishte hemoragji. Pas orës 23.00 nuk kemi kontaktuar më. Tentuam të kontaktonim me udhërrëfyesin shtetas maqedonas por ai kishte të mbyllur telefonin, ndërsa sot paradite thoshte se nuk dinte se ku mund të ndodheshin 4 klandestinët” tregoi Martin Lusha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›