Gjermania ndihmë Shqipërisë për 2 projekte energjetike
TIRANë- Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ka nënshkruar me ambasadorin gjerman në Tiranë, Robert Borchard marrëveshjen e kredisë për dy projekte të rëndësishme në energjetikë.
Bëhet fjalë për linjën e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë dhe për projektin e linjës unazore 110 kilovolt në jug të vendit. Këto projekte do të fuqizojnë sistemin energjetik vendas dhe do të rrisin kapacitetet transmetuese të tij.
Gjermanuia është një ndër donatorët kryesorë të vendit tonë në sektorin e energjisë elektrike. Gjatë 20 viteve të fundit, ky shtet ka dhënë për Shqipërinë mbi 900 milionë euro financime.
(m.a/News24/BalkanWeb)