E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden eshtrat Zef Martini u pushkatua ne vitin 1983

I lidhur me pranga edhe në varr. Ky ka qenë fati i ish-të pushkatuarit pa gjyq nga regjimi komunist Zef Martini eshtrat e të cilit u zbuluan pas 27 vjet kërkimesh nga familjarët e tij në një fushë të fshatit Kuç në Shkodër.

Një histori tragjike, kjo e Zef Martinit i cili kishte lindur në Dukagjin dhe u pushkatua një muaj pas arrestimit të tij në gusht të vitit 1983. Në zbulimin e eshtrave të tij Drejtori i Institutit të Ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka ka felenderuar të gjithë ata që po ndihmojnë në zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›