E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Radanecit autori denohet me 25 vjet burg

25 vjet burg në një nga burgjet e sigurisë së lartë  ka vendosur gjykata e Korçës për autorin e masakrës së Radanecit, 32-vjecarin Erjon Mukadezi.Vendimi i parë ishte burgimi i përjetshëm i cili u ul në 25 vjet pas gjykimit të shkurtuar të kërkuar prej të pandehurit.

Ndërsa katër personat e tjerë Fation Dinkollari, Irfan Mukollari, Ervin Mukellari dhe Bashkim Latollarin që bashkëpunuan në këtë krim u dënuan me nga 8 muaj burg. Erjon Mukadezi vrau me breshëri automatiku në 18 janar të këtij viti Mikel Tepexhikun 22 vjeç dhe Kastriot Hysin 27 vjeç si dhe plagosi tre persona të tjerë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›