E Diel, 1 Nëntor 2026

Infeksionet ne burgje frike nga HIV-i dhe hepatitet

Shërbimet shëndetsore në burgje janë të mangëta dhe për pasojë infeksionet deri dhe ato më të rëndat vitet e fundit kanë gjetur përhapje masive. Janë vetë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat pohojnë këtë fakt. Për këto kushte sipas Drejtorit të Politikave në këtë ministri, Pëllumb Pipero po ngrihen programe të reja, me qëllim, që rastet e evidentuara sporadike të mos kthehen në epidemi.

“Shërbimi shëndetsor nëpër burgje ka probleme, ka mungesë personeli. Ne e dimë këtë dhe po përpiqemi të gjejmë një rrugëzgjidhje afatgjatë, një bashkëpunim midis ministrisë së shëndetsisë dhe ministrisë së drejtësisë për të mundësia part-time-in apo marrjen nën kujdes të shëmdetit të personave që vuajë dënimin nga kujdesi parësor dhe spitalor rajonal”-tha Pipero.

Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi sqaroi për mediat se në burgjet tona nuk janë kryer monitorime të plota, por ato të paktat në lidhje me sëmundjet infektive, flasin për të burgosur me HIV apo dhe me hepatite.

“Janë shumë problematika që gjenerojnë sëmundjet infektive. Bëhet fjalë për institucione të mbyllura, bashkëjetesë e ngushtë. Bëhet fjalë për kontigjente rrisku, pra, sa mund të jetë numri i përdoruesve të drogës që janë brenda apo infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme. Për këtë arsye, rrisku është më i lartë. Me ato studime që kemi bërë, situata në Shqipëri nuk është problematike pra, nuk ka përhapje të HIV-it në burgje, por ka raste sporadike”-tha Harxhi.

Në këtë aktivitet specialistë të shëndetsisë nuk kanë përjashtuar dhe prezencën e të burgosurve me sëmundje mendore. Në një work – shop të organizuar nga mjekë italianë, u theksua nga këta të fundit, që në burgjet e këtij shteti, sëmundjet infektive tek shqiptarët, të cilët vuajnë dënimin në Itali janë të shumta.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›