BE–politikanëve grekë: Bashkohuni nëse doni paketë tjetër

Paketa e dytë e shpëtimit po negociohet në Bruksel. Ajo pritet të arrijë në shifrat e 120 miliardë eurove. “Do të ketë një program të ri për Greqinë, të cilin Parlamenti Grek duhet ta votojë javën tjetër”, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel.
Britania e Madhe nga ana e saj ka theksuar prej kohësh se ajo nuk do të kontribuojë me asnjë qindarkë në këtë paketë ndihmash për Greqinë. “Kam kërkuar që Britania të mos detyrohet të kontribuojë në paketën e ndihmave për Greqinë dhe e kam marrë këtë garanci”, theksoi kryeministri Britanik, David Kameron.
Ndërkohë, Merkel ripërsëriti: “Ne do të bëjmë gjithçka për të stabilizuar euron”. Liderët e BE-së mbajtën sot ditën e dytë të samitit në Bruksel, i cili u dominua nga kriza greke e borxheve që kërcënon stabilitetin e Eurozonës me 17 vende.
/Start/F. Prroni/
2011-06-24 17:06