Gjenden eshtrat e nje ushtari hungarez ne mes te ullishtes

VLOR - Gjetja e eshtrave te nje njeriu ka vene ne levizje struktura te policise e prokurorise se Vlores ndersa ekspertimet e metejshme kane zbuluar se ato i perkasin nje periudhe te hershme ndoshta rreth 95 vjet me pare. Behet fjale per nje ushtar hungarez rene ne Luften e Pare Boterore eshtrat e te cilit u gjeten ne zonen e Qafes se Babices ne mes te nje ullishteje.
Ato jane gjetur nga nje bari ndersa kishin dale ne dukje nga shirat e diteve te fundit. Menjehere bariu ka njoftuar strukturat e policise ku dyshimet e para u hodhen mbi ndonje vrasje te mundshme kryer vite me pare.
Pas kryerjes se analizave e procedurave perkatese ne te cilat u angazhuan edhe perfaqesues te arkeologjise specialistet kane arritur ne konkluzionin se behej fjale per eshtrat e nje ushtari vrare apo vdekur gjate Luftes se Pare Boterore. Bashke me skeletin e seksit mashkull jane gjetur edhe sende te tjera qe japin qarte te dhena per identitetin e ushtarit detyren e tij si dhe vendbanimin.
Sipas policise dhe prokurorise bashke me eshtrat jane gjetur edhe nje kuti metalike ne forme medalioni brenda se ciles nje leter disi e lexueshme dy monedha metalike e tri kopsa ushtarake. Ka qene letra e cila ka sqaruar identitetin e ushtarit si dhe pozicionin qe ai mbante asokohe. Pas kesaj Prokuroria e Vlores ka vene ne dijeni Ambasaden Hungareze per te terhequr eshtrat.