E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesit e 13-vjecarit deshmi kontradiktore ne gjykate

MASA/ Besnik dhe Edmond Kodra jane lene ne qeli nderkohe qe 15-vjecari S.M. do te kete rivleresim mase pas 10 ditesh


SHKODR - Arrest ne burg pa afat per dy vellezerit Besnik e Edmond Kodra dhe arrest ne burg per 10 dite per 15-vjecarin S.Mjacaj ka vendosur gjykata e shkalles se pare ne Shkoder ne seancen e se merkures per vleresimin e mases se arrestit dhe caktimin e mases se sigurise per tre te dyshuarit ne vrasjen e 13-vjecarit Agim Leraj.


Tre te dyshuarit jane paraqitur vecmas para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Arben Zefi ku jane njohur me akuzen ndersa nuk kane pasur avokat mbrojtes te zgjedhur prej tyre dhe jane mbrojtur nga avokate te caktuar nga gjykata. S.Mjacaj shok me viktimen ka rrefyer gjithe ngjarjen qe sipas tij ka autore dy vellezerit nga Shllaku me njerin prej te cileve 17-vjecarin Edmond Kodra ishte shok.


Para trupit gjykues ne prani dhe te psikologut adoleshenti ka treguar se kishte qene shoku i tij Edmondi qe i kishte kerkuar ta therriste Agimin dhe ta conte deri tek vendi ku me pas dy vellezerit do ta ekzekutonin pasi Agimi nuk pranonte tiu jepte varesen e floririt qe mbante ne qafe.


Sipas S.Mjacajt kane qene dy vellezerit qe e kane qelluar me grushte e kane perplasur tek guret dhe i kane vendosur kemben mbi koke 13-vjecarit derisa e kane mbytur dhe me pas e kane hedhur tek lumi. Sipas prokurorise se perfaqesuar nga prokurori Frederik Laloshi viktima Agim Leraj eshte gjetur tek vendi qe ka treguar 15-vjecari S.Mjacaj ne lumin e Shales ne vendin e quajtur Gryka e Ndershejt.


Po sipas prokurorise viktima ka pasur shenja dhune ne trup dhe vdekja i ka ardhur prej tyre me pas eshte hedhur ne uje. Kufoma eshte gjendur e hedhur permbys ne lumin e Shales brenda ne uje ku gjeresia eshte 2.5m dhe thellesia 12 cm ndersa pak me tej tek nje shkurre jane gjetur gjurme gjaku dhe nje kepuce e majte qe kane rezultuar te jene te viktimes dhe disa dege shkurresh te thyera.


Per 15-vjecarin S.Mjacaj qe ka rrefyer gjithcka me detaje akuza ka qene moskallezim krimi dhe veprime qe pengojne zbardhjen e se verteses ndersa eshte caktuar si mase sigurie per te ajo e arrestit ne burg per nje afat 10-ditor.


Ndersa per dy vellezerit Besnik e Edmond Kodra perkatesisht 26 dhe 17 vjec nga Cukali i komunes Shllak akuza ka qene vrasje ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje pasi u eshte gjendur ne banese nje arme zjarri automatik dhe dy krehera me nga 14 dhe 8 fisheke. Akuza ka paraqitur si prova bisedat telefonike mes te akuzuarve ato te bera me te afermit e tyre dhe deklarimet e bera ne polici.


Edmond Kodra ka mohuar akuzen dhe ka deklaruar se ka qene gjithe diten me te vellane Besnikun dhe ngjarjen e kane marre vesh nga policia.
Besnik Kodra ka mohuar vrasjen duke deklaruar se e gjitha kjo eshte shpifje dhe ka pranuar vetem armembajtjen pa leje.


Nuk kam dijeni as hak as hile kam qene gjithe diten ne shtepi dhe kam dale vetem me pi teke raki ne dreke. Kam qene bashke me Edmondin dhe ne dreke rreth ores 14 jemi ulur ne Gegaj ku kemi pire nje teke raki kemi qendruar rreth 15 minuta dhe pastaj jemi kthyer tek shtepia rreth ores 1800 se shtepine e kemi larg rreth 15 ore.


Me kane rene ne qafe kot ju betohem ne syte e ballit se nuk di asgje. I lutem Zotit te vendose drejtesine ka thene Besnik Kodra duke lotuar. Gjate deklarimeve te tij ne pergjigje te pyetjeve te trupit gjykues Besnik Kodra ka deklaruar se Sokol Mjacaj ishte shok me vellane e tij Edmondin dhe se ky i kishte thene se e kishte marre ne telefon.


Po keshtu ai ka deklaruar se ka qene dhendri i tij burri i motres qe i ka marre ne telefon vellane Edmondin mbremjen e se shtunes dhe u ka thene se jemi duke kerkuar nje femije te humbur.


Sipas gjyqtarit Arben Zefi i dyshuari Besnik Kodra eshte kontradiktor ne deklarimet e tij pasi ai fillimisht ka thene se ka qene gjithe diten ne shtepi pastaj se ka shkuar rreth 2 ore me bagetite ne mal dhe ka pohuar ne hetuesi se vellai i tij ka komunikuar ne telefon me 15-vjecarin S.Mjacaj dhe ky i ka thene mos i bjer ketij numri se do te kemi probleme. Besnik Kodra ka vazhduar ta mohoje akuzen e vrasjes.


Trupi gjykues ka vendosur arrest ne burg pa afat per Besnik e Edmond Kodren te akuzuar per vrasje ne rrethana cilesuese duke i shkaktuar mundime viktimes dhe armembajtje pa leje. Gjate seancave gjyqesore te se merkures ne sallen e gjyqit kane qene te pranishem babai i 15-vjecarit S.Mjacaj dhe nena e motra e dy te akuzuarve te tjere Besnik e Edmond Kodra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›