Gjenden pas 20 vitesh kambanat e kishës së Sinjës, 2 në pranga
BERAT - Pas 20 vitesh, blutë e Beratit kanë mundur të gjejnë dy kambanat e vjedhura nga kisha e fshatit Sinjë. Tashmë dy kambanat e kishës "Shën Nikolla", të vjedhura në vitin 1993, do të jenë sërish pronë e besimtarëve.
Megjithëse këto 2 kambana, që i përkasin vitit 1925, prej 20 vitesh rezultonin të vjedhura, hetimi intensiv për gjetjen e tyre është kryer vetëm muajt e fundit nga Policia e Beratit. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, strukturat e policisë rajonale kanë realizuar me sukses operacionin e koduar "Sinja", nga i cili u bë i mundur ndalimi i shtetasve Jetmir Lezi, 44 vjeç, banues në fshatin Mbolan, dhe Sokol Ferro, 36 vjeç, banues në fshatin Sinjë. Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e strukturave policore, në banesat e tyre janë gjetur dy kambanat, një sasi kallëpesh lëndë plasëse tritoli, si dhe disa krehra me fishekë model 56. Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve iu referuan Prokurorisë Berat, për veprat penale "Vjedhje e objekteve të kultit" dhe "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".
Ndërkaq, menjëherë pas gjetjes së dy kambanave, At Kristaqi, përfaqësues i Mitropolisë së Beratit, Kaninës, Vlorës dhe gjithë Myzeqesë, në një prononcim për "Gazetën Shqiptare" ka falënderuar policinë për punën e bërë. Gjithashtu ai ka kërkuar nga policia që të bëjë të mundur edhe gjetjen e dy kambanave të kishës "Lindja e Shën Marisë" në Vokopolë, që i përkasin vitit 1760. Këto kambana janë vjedhur një vit e gjysmë më parë dhe sipas At Kristaqit kanë vlera të rralla, jo vetëm materiale, por edhe historike. ab.ka.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)