E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti: S'ka marrëveshje PS-LSI që ministrat të mos jenë deputetë

Anëtari i kryesisë së LSI-së, Edmond Panariti u shpreh dje, se PS-ja dhe LSI-ja nuk kanë një marrëveshje sa i përket papajtueshmërisë së mandatit të deputetit dhe atij të ministrave. 

Ai e vlerëson si model që kërkon ta zbatojë PS-ja, ndërsa shprehet se nuk përjashtohet që kjo ide të jetë pjesë e bisedimeve PS-LSI, në kohën e formimit të qeverisë së re.

 “Natyrisht, nuk mund të ketë zbatim të ngurtësuar të këtij koncepti, sepse do të ishte jo e duhur, bie fjala, që kryeministri të mos ishte njëkohësisht edhe deputet i Kuvendit”, - sqaroi Panariti. 

(Intervista e plotë sot në Gazeta Shqiptare) 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›