E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi sot seancë të jashtëzakonshme, pritet votimi i 3 Ligjeve dhe 'Amnistia'

TIRANE- Ditën e enjte, parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme krahas tre ligjeve të integrimit në axhende ka vendosur ne axhende edhe ligjin për amnistinë fiskale, kërkesë kjo e përseritur vazhdimisht nga komuniteti si një domosdoshmëri për çlirimin e eknomisë në kushtet e rritjes së presionit të krizës ekonomike globale. 

Qeveria shqiptare ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar se kryeministri i ka kërkuar zyrtarisht Parlamentit të mbledhë Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme të enjten, ku përveç tre ligjeve të ashtuquajtura të integrimit, do të kërkojë miratimin e ligjit për amnistinë fiskale. Sipas sqarimit nga kryeministria, bëhet fjalë për një variant të miratuar nga qeveria në 23 mars 2011 dhe të paraqitur në Kuvend. 

Në mars 2011, qeveria miratoi projektligjin "Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor". Qeveria paraqiti një variant, atë të amnistisë, e që nuk u arrit të miratohej për shkak të mosafrimit të konsensusit nga ana e opozitës. Në këto kushte ligji u modifikua duke u kthyer në një proces faljeje. 

Procesi i amnistisë totale, sipas draftit të atëhershëm, do të përfshinte legalizimin e kapitalit, faljen e pasurive të paluajtshme, të pahipotekuara deri tani, faljen e gjobave, kamatvonesave e gjithë detyrimet ndaj tatimeve dhe doganave. 

Sipas draftit të atëhershëm, në rrethin e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit të kapitalit përfshihen: personat fizikë apo juridikë që deklarojnë, brenda kushteve të parashikuara nga ky ligj, shuma në të holla, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, dhe/apo diferenca pozitive që rezultojnë nga rivlerësimi i aseteve të parashikuara nga ky ligj e gjithashtu çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili brenda kushteve të parashikuara në këtë kre, deklaron shumën në të holla. 

Ndërkohë ligji për faljen parashikonte të faleshin vetëm gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e papaguara në dogana dhe tatime. Për çdo gjobë ose kamatë të papaguar dhe që do të amnistohet, mund të vihet një përqindje, por sigurisht kjo lloj amnistie lë jashtë kapitalet.
Në atë kohë, në mungesë të bashkëpunimit të opozitës, Kuvendi miratoi variantin e dytë, atë të faljes, që ishte më e ngushtë, nuk kishte të gjithë spektrin e amnistimit. Varianti i pranuar nuk u prit mirë nga biznesi pasi sipas tyre kërkoheshin siguri për mos penalizim nga ana e adminsitratës tatimore pas deklarimit vullnetar nga ana e biznesit. Në këto kushte biznesi nuk u përfshi në këtë proces. I vetmi zë që njohu sukses ishte rivelerësimi i banesave. Edhe kjo pjesë e amnistisë pavarësisht se nga qeveria u deklarua si i suskeshsëm u rihap sërish në kohën kur shumë emigrantë pritet të kthehen dhe mund të për itojnë për të rivlerësuar banesat e tyre.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›