E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden të rinjtë e denoncuar si të humbur

Mësohet se ata kanë mbërritur në destinacionin e premtuar, me gjithë vështirësitë e shumta që kanë hasur gjatë rrugës.

Ata ndodhen në Kastoria të Greqisë, të shkuar atje në mënyre ilegale. Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e të rinjve, sipas të cilëve ata kanë lajmëruar me anë të telefonit mbërritjen e tyre në shtetin helen.

Nisen për në Greqi, zhduken të rinjtë nga Librazhdi

Korçë (11:01)- Tre shtetas nga Shqipëria rezultojnë të zhdukur që prej ditës së djeshme, teksa ishin nisur në drejtim të Greqisë. Të rinjtë ishin nisur dje nga fshati Xhyrë i Librazhdit në drejtim të shtetit fqinj, Greqi. Kështu rezulton i zhdukur deri më tani, Genci Nogu, Petrit Cepi dhe 17-vjeçari me iniciale Sh. Xh.

Të rinjtë u nisën rreth orës 04:00 e mëngjesit të së martës, ndërsa do të kalonin ilegalisht në Kapështicë. Lajmin e ka bërë të ditur njëra prej nënave të të rinjve, e cila ka deklaruar se destinacioni i tyre ishte Kastoria e Greqisë.

Sipas saj biseda e fundit ishte rreth orës 07:00 e mëngjesit të sotëm, kur njëri prej klandestinëve, Genci Nogu i ka telefonuar së motrës, duke i thënë se ishin në gjendje shumë të keqe dhe se po rrezikoheshin nga uji. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia e Shtetit. Ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›