"Negociatat me TIA-n i vështirëson Kukësi"
Ministri i Transporteve konfirmon planin e qeverisë për të rishikuar kushtet e kontratës koncesionare me gjermanët e TIA-s të aeroportit "Nënë Tereza". Deklarata e ministrit vjen pas lajmit të publikuar në gazetën "Shqip", se po shikohet mundësia e heqjes së monopolit të fluturimeve vetëm në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Kontrata e firmosur në pjesën e parë të vitit 2005, i jep koncesionarit të drejtën ekskluzive të fluturimeve brenda vendit, duke mos lejuar hapjen e pikave të reja. Për këtë shkak, nuk është vënë në punë aeroporti i Kukësit, edhe pse prej tre vitesh ka përfunduar së ndërtuari. I thirrur në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese dhe Tregtisë, për të paraqitur pjesë nga progres-raporti i BE-së, rreth sektorit të transportit, ministri Sokol Olldashi tha gjithashtu, se negociatat për riformulimin e kontratës do të nisin në fund të muajit nëntor.
Aeroporti i Kukësit
I përfunduar tre vjet më parë, falë investimit 15 milionë dollarë nga arabët, aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjëherë zyrtarisht në punë. Ministri i Transporteve pranoi se shkak është bërë kontrata me TIA-n, e cila pengon fluturimet, përveçse te "Nënë Tereza". Sipas Olldashit janë bërë të gjitha përgatitjet, testet e mundshme dhe tashmë gjithçka është gati. "Infrastruktura e aeroportit të Kukësit është tërësisht e gatshme. Testet e para i kemi bërë në muajin maj dhe mund të them se gjithçka ka rezultuar në rregull, pas fluturimeve dhe ulje-zbritjet në pistë", tha ministri para anëtarëve të komisionit. Sipas tij, vënia në punë e aeroportit, pengohet nga marrëveshja koncesionare me TIA-n, megjithatë, gjasat janë për një zgjidhje të shpejtë të problemit. Ministri foli edhe për aeroportin e Sarandës, i cili në një kohë jo shumë të largët do të vihet në funksion.
Tratativat
Qeveria shqiptare ka shprehur disa herë vullnetin për të ndryshuar njërën pikë të marrëveshjes me grupin gjerman Hochtief, i cili zotëron pjesën më të madhe të aksioneve te TIA (Tirana International Airport). Qëllimi kryesor është zgjerimi i transportit ajror, duke ngritur aeroporte në pika të largëta të vendit, siç janë Kukësi dhe Saranda. Por marrëveshja me investitorin e huaj dhe shqetësimi për penalizim, ka frenuar hovin. "I vetmi problem është kontrata koncesionare me TIA-n, e cila parashikon lënien ekskluzive për të gjitha fluturimet kombëtare për këtë koncesionar. Sipas kushteve të kontratës, në fund të muajit nëntor krijohet mundësia që ne të rinegociojmë me TIA-n, për disa terma të kontratës", theksoi ministri. Deri tani palët kanë bërë një diskutim paraprak, në pritje të negociatave zyrtare. "Më duhet të njoftoj komisionin parlamentar se kemi gjetur një predispozitë mjaft pozitive nga ana e koncesionarit gjerman për të rinegociuar rreth termave të ekskluzivietit, që u çelin rrugë fluturimeve qoftë brendshme, apo jashtë, nëpërmjet aeroportit të Kukësit dhe me një perspektivë jo të largët edhe të aeroportit të Sarandës, pasi në jemi duke punuar edhe për të", u shpreh kreu i Transporteve. Sa i takon palës gjermane, deri tani janë treguar të tërhequr me deklaratat e tyre, duke nënkuptuar se po studiojnë me kujdes terrenin.