E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden trupat e 28 minatorëve turq

Ekipet e shpëtimit në Turqi i kanë gjetur trupat e pajetë të 28 minatorëve, tri ditë pas shpërthimit në një minierë të qymyrit, në provincën Zonguldak në Detin e Zi.

Minatorët mbetën të ngujuar pas shpërthimit, i cili shkaktoi shembjen e minierës.

Dy minatorë ende konsiderohen si të zhdukur, por zyrtarët thonë se janë të pakta gjasat që ata të jenë gjallë.

Zyrtarët thonë se shpërthimi i të hënës u shkaktua nga një defekt elektrik, raporton REL.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›