E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris, vidhen pesë piktura kryevepra

Vjedhje 500 milionë euroshe në Paris; 5 kryevepra të artit, nga pesë artistë të mëdhenj Pablo Picasso, Henri Matisse, George Braque, Amedeo Modigliani e Fernand Léger, janë vjedhur gjatë natës nga Muzeu i Artit Modern në kryeqytetit francez.

Vjedhja u zbulua mëngjesin e sotëm, përpara hapjes së portave të ndërtesës për vizitoret. Përgjegjësit e sigurisë gjetën xhama të thyer.

Sipas burimeve hetimore, një person i maskuar duket në imazhet e telekamerave të sigurisë, ndërkohë që po punohet për identifikimin e tij.

"Është një vjedhje naive, bëhet fjalë për budallenj", thonë ekspertët e artit pamor, pasi me vepra te tilla nuk mund të përfitosh asgjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›