Korea e Veriut me forcë hedh poshtë akuzat

Ushtria e Koresë Veriore i ka përshkruar akuzat se ishin ata që sulmuan një anije koreano jugore si fabrikim dhe kanë kërkuar të shohin provat.
Në një deklaratë të rrallë, Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare, organizmi më i fuqishëm i vendit, kërcënoi me luftë në reagim të provokimit më të vogël ushtarak.
Ai tha se donte të dërgonte një delegacion në Korenë e Jugut për të inspektuar provat fizike.
Më herët korano jugorët paraqitën mbetjet e një silure pasi një hetim shumë kombësh arriti në përfundimin se Korea e Veriut kishte zhytur anijen me humbje të jetës së 46 vetëve.
Ekspertët thanë se sulmi, në te cilin u vranë 46 marinarë 'nuk kish patur provokim'.
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-Bak, ka thënë se tani duheshin marrë masa të vendosura kundër Veriut, dhe se Korea e veriut duhet të pranonte keqbërjen.
Një zëdhënës në Washington është shpreshur se Amerika e dënon fundosjen e anijes së luftës si një akt agresiv. Japonia e ka qujatur të pafalshme, ndërsa Kina, aleati më i fortë i Veriut, ka bërë thirrje për 'përmbajtje'.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i cilësoi gjetjet 'tepër shqetësuese'. /bbc/