Gjënden trupat e dy personave në lumin Tisa
SUBOTICA- Zëdhënësi i policisë së kontesë Szeged, Janos Pal konfirmoi sot se trupat e një mashkulli dhe një femre të gjetur në lumin Tisa, besohet se janë të personave që ndodheshin në grupin e kosovarëve, varka e të cilëve u fundos kur ata po përpiqeshin të kalonin nga Serbia për në Hungari, njoftoi sot media hungareze.
Policia në Szeged konfirmoi se trupi i një mashkulli, i cili nuk është identifikuar ende, u gjet nga zhytësat dhe se ekzistojnë dyshime se personi ishte një ndër ata që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin.
Mbytja e 15 personave u konfirmua nga shtetasi kosovar Agron Rama, i cili u arrestua javën e kaluar për shkak të kapërcimit ilegal të kufirit. Ai u shpreh se i kishte mbijetuar përmbysjes së varkës dhe mbytjes.
Policia në Szeged ka zhvilluar kërkime për të gjetur trupat e kosovarëve, por kërkimet janë ndalur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, shirave dhe erërave të forta.
(m.a/BalkanWeb)