Lunacek: Dialogu për vizat me Kosovën, në dhjetor
PRISHTINE-Në muajin dhjetor, Këshilli i Evropës mund të fillojë dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek gjatë një interviste
Ajo ka pohuar se procesi i liberalizimit është sa çështje teknike aq edhe politike. Ndërkohë ka porositur BE-në që të krijojë një strategji për të integruar në familjen e saj të gjitha vendet e ish Jugosllavisë deri në vitin 2020.
“Mendoj se është një mundësi e mirë tani që gjatë takimit të Këshillit, në dhjetor, Këshilli mund të vendosë për fillimin e këtij dialogu, por ende duhet bërë punë me qeveritë e disa shteteve anëtare”, ka thënë Lunacek.
Shumë herë Kosovës i është thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka të bëjë me disa çështje teknike. Megjithatë, përkundër faktit se, analistë të ndryshëm vlerësojnë se ky është një proces politik, eurodeputetja Lunacek thotë se aq sa është proces teknik është edhe politik.
“Janë të dyja. E vërteta nuk është vetëm në një nivel. Natyrisht unë po ashtu si politikane e të gjelbërve mund të them se vërtetë kërkesat teknike duhet përmbushur. Por normal, unë nuk e mohoj këtë, ekziston një problem me faktin se jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë ajo.
Lunacek ka shtuar se deputetet e parlamentet evropian që mbështesin Kosovën, në vazhdimësi bëjnë përpjekje të parandalojnë pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën për ta kundërshtuar përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Ajo ka potencuar se do të kërkojë nga BE-ja të zhvillojë një strategji, që deri në vitin 2020, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë për integrim në familjen evropiane.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)