Sarkozy letër Sejdiut: Kosova po përparon
PRISHTINE-Presidenti i Republikës së Francës, Nicolas Sarkozy i ka dërguar një letër presidentit Fatmir Sejdiu, përmes së cilës ai shpreh konsideratat për përparimin e bërë në Republikën e Kosovës, duke theksuar se progresi i ka mundësuar shtetit të Kosovës afirmimin në komunitetin ndërkombëtar.
“Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë që nga pavarësia e saj. Përgëzime për progreset e konsiderueshme të arritura më parë dhe njëherësh për procesin aktual të decentralizimit, për t’i dhënë secilit komunitet vendin e plotë në jetën publike. E di se mund të mbështetem në ju për vazhdimin e përpjekjeve për të cilat jeni angazhuar”, shkruan presidenti Sarkozy.
Këto progrese – sipas presidentit Sarkozy - i kanë mundësuar Kosovës afirmimin në komunitetin ndërkombëtar. “Kosova tani është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve. Anëtarësimi i saj në institucionet e rëndësishme financiare ndërkombëtare do t’i mundësojë që të veprojë për konsolidimin e ekonomisë së saj”, shkruan Sarkozy.
“Konkluzioni i fundit i arritur nga Prishtina për marrëveshjen rreth përcaktimit të kufijve me Shkupin është një lajm i rëndësishëm për të gjithë regjionin. Shtetet e Ballkanit duhet të inspirohen nga ky shembull për të rregulluar mosmarrëveshjet me mirëkuptim dhe të kthehen së bashku nga e ardhmja e tyre e përbashkët evropiane”, thekson Sarkozy.
Po përmes kësaj letre, presidenti Sarkozy i përcjell presidentit Sejdiu urimet më të mira me rastin e ditëlindjes së tij. Ju lutem pranoni, zoti President, sigurinë e konsideratës sime më të lartë, përfundon letrën e tij presidenti Nicolas Sarkozy.
(m.a/telegrf/BalkanWeb)