Rumani, Croitaru prezanton kabinetin qeveritar
BUKURESHT- Kryeministri i caktuar i Rumanisë, Lucian Croitoru bëri publik sot përbërjen e kabinetit qeverisës, që synon të garantojë liderët ndërkombëtarë lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë, por ndërkohë ai u përball me një betejë të fortë në parlament.
Opozita e fuqishme e Rumanisë, që mbështet një kandidat tjetër për postin e kryeministrit, e ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë ish-kreun e bankës qendrore për drejtimin e qeverisë.
Bukureshti duhet të bindë një mision të FMN-së që nis më 28 tetor, se është i aftë të vendosë një angazhim me bazë të gjerë politike për të miratuar një buxhet të fortë për vitin 2010, që do të largojë krizën financiare dhe të përmirësojë ekonominë e goditur nga recesioni. FMN-ja i anuloi dje planet për ta shtyrë më tej misionin e saj deri kur të ishte krijuar një qeveri e re. Megjithatë, FMN-ja njoftoi se pas krijimit e kabinetit të ri, do të kryet një tjetër vizitë.
Në pritje të shqyrtimit, Bukureshti është duke pritur lëvrimin e një kësti të tretë, me vlerë 1.5 miliardë euro, që jepet nga paketa financiare e FMN-së me vlerë 20 miliardë euro. "Do të ketë negociata komplekse dhe të vështira me institucionet financiare ndërkombëtare, ku kryeministri dhe banka qendrore do të luajnë një rol thelbësor", deklaroi Croitoru, i cili gëzon mbështetjen e presidentit centrist Traian Basescu.
Kabineti i tij, që mbështetet edhe nga partia në pushtet Liberal Demokrate, synon ta bëjë qeverinë sa më efikase dhe të reduktojë numrin e posteve ministrore nga 19 në 14.
(m.a/BalkanWeb)