E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vetëvrarë 26-vjeçari në kanal

Ambulancë, foto arkiv

Një 26-vjeçar është gjetur i vetëvrarë në një kanal në një fshat të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ngurrzë e Vogël e Lushnjës dhe viktima është gjetur nga kalimtarët e rastit.

Policia thotë se 26-vjeçari me inicialet A.Ç. kishte vrarë veten me armë zjarri tip çifte. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se arma e zjarrit e gjetur në vendin e ngjarjes nuk ka qenë e të afërmit të tyre, ndërsa kanë hedhur dyshime për atë çka mund të ketë ndodhur.

Policia ka nisur menjëherë hetimet paraprake për të mësuar atë çka ka ndodhur. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›