Dënohet femra e parë për krime lufte
Një boshnjake myslimane është bërë femra e parë që dënohet për krime lufte, pasi që pranoi fajësinë në një gjykatë në Sarajevë në lidhje me akuzat se ka vrarë kroatët gjatë luftërave të viteve të 90-ta.
Hetuesit thonë se Rasima Handanovic, që ka shërbyer si ushtare në njësinë speciale Zulfikar të armatës boshnjake, ka marrë pjesë në ekzekutimin e tre civilëve dhe tre të burgosurve të luftës në fshatin Trusina në vitin 1993.
Handanovic, siç njofton Rel, ka emigruar në SHBA pas luftës së Bosnjës, por është ekstraduar në Bosnjë në muajin dhjetor.
Ajo pritet të marrë një dënim të lehtë mes 5 ose 6 vjet burg nën marrëveshjen e pranimit të fajit, me të cilën është pajtuar të dëshmojë kundër anëtarëve tjerë të njësisë Zulfikar, që aktualisht po gjykohen në Bosnje. /Telegrafi/
