Spanja rikthehet në recension

Protestë në Spanjë kundër shkrtimeve në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit (Getty Images)
Ekonomia e Spanjës është zyrtarisht në recension, sipas të dhënave më të fundit. Instituti Kombëtar i Statistikës thotë se ekonomia është tkurrur me 0.3% në tremujorin e fundit. Pafuqia e ekonomisë së këtij vendi dhe deficiti, po risin rrezikun për nevojën e marrjes së ndihmës financiare.
Të premten, qeveria spanjolle bëri të ditur se papunësia ka arritur në nivel rekord gjatë muajit mars, duke shkuar në 24.4%.
Këtë të shtunë, mijëra qytetarë dolën në protestë kundër shkurtimeve që qeveria parashikon të marrë në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. /BBC/
Përgatiti: F.S