E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll hetimet për 21 janarin, 4 të pandehur në gjykatë

Fotot e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedes ne manifestimin-homazh te organizuar nga opozita, nje jave pas vrasjeve te 21 janarit

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për 21 janarin, duke depozituar në gjykatë dosjen ndaj 4 të akuzuarve kryesorë.

Sipas dosjes së dorëzuar në prokurori, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, do të vihet nën gjykim për vrasjen në rrethana cilësuese të protestuesit Faik Myrtaj.

Agim Llupo do të gjykohet për vrasjen në rrethana cilësuese të protestuesit Ziver Veizi, ndërsa nën gjykim do të vihet edhe specialisti i IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj, për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjithashtu, për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës.

Ndërkohë,  prokuroria vijon hetimet për përcaktimin e autorësisë së vrasjes së Aleks Nikës dhe plagosjes së tre protestuesve të tjerë: Ilia Qesko, Ilia Papa dhe Artes Dybeli. Pas dorëzimit të dosjes, Gjykata e Tiranës pritet të zgjedhë edhe trupin gjykues që do të gjykojë çështjen.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›