Berisha: Klinton do ta konsiderojë ftesën për të vizituar Shqipërinë, pas zgjedhjeve

Sali Berisha, në mbledhjen e grupit PD (foto LSA)
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së është shprehur se Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Hilari Klinton do ta marrë në konsideratë ftesën e drejtuar prej tij për të vizuar Shqipërinë pas zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen me 6 nëntor.
Edhe pse vetë Berisha e konsiderojë përpjekjen e tij, për të sjellë Klintonin në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, si qëllim kryesorë të vizitës në SHBA, u shpreh se nuk kishte marrë një përgjigje të prerë. Kryeministri tha se SHBA është superfuqia e botës dhe axhenda e liderëve të saj është shumë e ngjeshur.
Duke folur për takimin e tij me Klinton gjatë vizitës në SHBA, Berisha theksoi se kishte diskutuar me Sekretaren e Shtetit të SHBA-ve për integrimin e vendin në BE. Në këtë kuadër, ai tha se gjatë takimit u nënvizua se duhet të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë.
Unë e garantova që Shqipëria do të bëjë të gjitha hapat e nevojshme. Klintonin e njoha me klimën pozitive politike që mbizotëron në vend, u shpreh kryeministri. /F.S/