E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet Atlantida mitike?

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 23:14

Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë ka bërë të ditur se në jug të Spanjës ka gjetur Atlantidën e lashtë, që sipas pohimeve të Platonit, është zhdukur nga cunami para mijëra vitesh.

“E kemi të vështirë të kuptojmë se si cunami mund të fundosë një ishull prej 60 mile, por kjo ka ndodhur me Atlantidën e lashtë”, ka thënë kryesuesi i ekipit hulumtues Riçard Frond nga Universiteti Hartford në Konektikat.

Për të zgjedhur këtë mister, i cili me shekuj preokupon shkencëtarët, anëtarët e ekipit kanë përdorë radarë nëntokësorë dhe fotografi satelitore të qytetit të fundosur, i cili thuhet se është gjetur në moçalet e parkut nacional në afërsi të Kadizit. Pas një pune dyvjeçare, ata kanë ardhur në përfundim se kanë gjetur qytetin e lashtë të Atlantidës.

Sipas Frond, në Spanjën qendrore janë gjetur shumë “qytete memoriale”, të ndërtuara sipas modelit të Atlantidës. Konkludimi është se ato janë ndërtuar nga njerëzit që kanë arritur të mbijetojnë nga fundosja e Atlantidës.

“Është e pamundur, por natyrisht qind për qind është e sigurt se bëhet fjalë për Atlantidën. Kemi gjetur diçka të cilën ende askush nuk e ka parë dhe kjo i jep kuptim gjithë rrëfimit”, ka thënë Frond.

Filozofi i lashtë grek Platoni në vitin 400 Para Erës së Re ka shkruar se ishulli Atlantida gjendet te Shtyllat e Herkulit, siç është quajtur atë kohë Gjibraltari dhe se është zhdukur nga cunami brenda një dite dhe nate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›