E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet anija Viktoria me 4 ton ar

Londër - Gjendet anija HMS Viktoria e fundosur në La Mansh në vitin 1744. Brenda saj është gjetur edhe një thesar që kushton të paktën një miliardë dollarë.lajmi është konfimuar nga kompania Odisej Marin Eksplorejshën, me seli në Tampa, Floridë të SHBA-ve, e cila jep edhe detajet e sasisë së floririt të gjetur brenda anijes. Brenda saj janë gjetur plo katër ton ar.

Anija HMS Viktori është fundosur në vitin 1744, e përfshirë nga stuhitë, gjatë kthimit nga Spanja. Gjatë fatkeqësisë vdiqën 1150 marinarët e anijës. Pjesët e mbetura të anijës janë gjetur thuajse 100 kilometra nga vendi në të cilin mendohej se është fundosur, jo shumë larg Ishujve Kanale. "Viktori" për herë të parë ka lundruar në vitin 1737. Sipas traditës në marinën britanike, anija admirale që e zëvendësoi, në vitin 1765, mori emrin e njëjtë, ndërsa në të ka komanduar admirali Nellson në betejën e famshme afër Trafallgarit në vitin 1805.

Pronar ligjor i pasurisë së gjetur është qeveria britanike, por, kompania amerikane theksoi se negocon me Londrën rreth vlerës së shpërblimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›