E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen trazirat, sulmohet komisariati i policisë greke

Athinë - Athina ka kaluar sërish një natë të trazuar pas sulmi me armë zjarri ndaj një komisariati policie në këtë vend. Policia bën të ditur se gjatë orëve të vona të natës, në jug të qytetit në lagjen Koridalos gjatë sulmit është shtënë disa herë me armë zjarri ndaj stacionit policor dhe është hedhur një granat dore. Bëhet e ditur se granata e hedhur nga sulmuesit, që supozohet se ishin 3-4 vetë nuk shpërtheu. Ndërkohë një person i panjohur telefonoi në redaksinë e një gazete dhe tha se sulmin e merr përsipër organizata e “Luftës Revolucionare”.

Organizata në fjalë me 5 janar në sulmin e organizuar ndaj një njësiti policor kishte plagosur rëndë një zyrtar të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›