Clinton dhe Lavrov “OK” përmirësimit të marrëdhënieve
Moskë - Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe homologia amerikane Hillary Clinton ranë dakord në një bisedë telefonike për të përmirësuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, mësohet sot nga një komunikatë e Ministrisë së Jashtme ruse. Në komunikatë thuhet se të dy ministrat e jashtëm "theksuan interesin e dyanshëm në hartimin e një agjende me problemet e vërteta të aktualitetit për marrëdhëniet pas ardhjes në pushtet të administratës së re amerikane" e drejtuar nga presidenti Barak Obama.
Ata këmbëngulën veçanërisht në "rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit njëkohësisht në planin bilateral, ndër të cilat çështjet e dialogut strategjik dhe ekonomik dhe në problemet ndërkombëtare të aktualitetit, përfshirë zgjidhjen e situatës në Afganistan".
"Të dy ministrat ranë dakord për të mbetur në kontakt të ngushtë" për të gjitha çështjet ndërkombëtare dhe për çështjet dypalëshe që u interesojnë të dy vendeve.